Show-Bizz

Florian Agalliu flet për sherrin me Ben Blushin: U agravua situata

10:05 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Florian Agalliu ka folur për herë të parë për sherrin e tij me Ben Blushin në  “Top Channel”. Ai u largua nga emisioni “Në shtëpinë tonë” bashkë me bashkëshorten Renisa Shabani, e cila ishte autore e programit që prej fillimit të tij. Në një intervistë për Kastro Zizon, ai ka rrëfyer për herë të parë se i është cënuar dinjiteti.




“Shiko, unë nuk e kam folur këtë pjesë në media, por meqë po më jepet rasti po e them çfarë ka ndodhur. Unë kam vendosur të jetoj me dinjitet dhe e kam shprehur kudo që kam shkuar. Për sa kohë me preket dinjiteti nga marrëdhëniet në punë, dal nga vetja. Pranoj të jetoj i lirë dhe me kokën lart ashtu si dua unë se sa të jem i varur…

Në momentin që merr përsipër të flasësh me një epror tëndin, duhet të flasësh për marrëdhënie pune, ashtu siç flitet. U agravua situata dhe preferova të shkëpus marrëdhëniet sesa të vijoj të punoj me të njëjtat intonacione të përditshme,” tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.