Show-Bizz

“Pse i mashtron njerëzit që do bësh karrierë në Itali?” ja si përgjigjet Kejvina Kthella

09:58 - 09.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Kurti e ka provokuar dje Kejvinën me pyetjen e famshme: “Pse i mashtron njerëzit? Ke një vit që thua do iki të bëj karrierë në Itali, dhe ndërkohë ke një vit që je në Shqipëri,”. Ish-velina, e cila ishte e ftuar dje në “E diell” s’është vënë aspak në siklet: Në fakt, unë nuk kam mashtruar kurrë asnjeri. Unë kam patur projektet e mia në Itali, dhe pastaj më është kërkuar që të marr pjesë në “Dance with me” dhe, meqë unë nga Shqipëria dhe “Xing me Ermalin” jam kjo që jam, nuk doja të prishja raportet me TV Klan dhe me Shqipërinë time”,- është përgjigjur modelja bukuroshe, ndërkohë që ka theksuar se ende ekzistojnë projektet në Itali. Ervin Kurti e ka pyetur më pas Kejvinën se si ka mundësi që kur hyn me emrin e saj në Google del më shumë “Kejvina para dhe pas operacioneve plastike”. Konkurrentja e “Dance with me”, nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte gazetarit, por tha se shqiptarët janë thjesht kuriozë e se do vazhdojnë të google-ojnë e do gjejnë gjithmonë diçka të re.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.