Show-Bizz

Besa Kokëdhima padit Aulonën dhe Fatmën: Mendohuni më mirë për trillimet tuaja!

11:40 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të vërtetat apo edhe trillimet e kanë një pasojë. Mbrëmjen e së hënës gjatë transmetimit live në ThumbON, Agjenti 00Thumb tha për Aulonën dhe Fatmën se Besa Kokëdhima u tërhoq nga gara e “Kënga Magjike”, jo për shkak se e kishte të vështirë të këndonte pas tërmetit, por sepse kënga e saj “Histori” ishte e inspiruar nga një këngë e Sia, konkretisht “unstoppable” dhe Davit Guetta – “dangerous”, gjë të cilën sipas Agjentit 00Thumb publiku kishte filluar ta vinte re në rrjetet sociale, fakt ky që bëri Besën të tërhiqej nga gara. Kjo e fundit ka reaguar ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjera shkruante se do të padiste emisionin “ThumbOn”.
“Nuk kam dëshirë, por më duhet t’ju padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herën tjetër matuni pak më mirë përpara se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura! Suksese në jetë,” ka shkruar Besa në një status të saj në Instastory. Epo sa e vërtetë është kjo, këtë e di vetëm Besa!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.