POLITIKË

Rama konferencë me ministrin italian/ Kryeministri: Diskutuam edhe mbi KÇK

15:20 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në kryeministri ministrin e Jashtëm italian Luigj di Maio.




Rama shprehu mirënjohje për ndihmën që  Italia dha në përballimin e situatës pas tërmetit tragjik së 26 nëntorit.

“Dua ta përsëris edhe një herë publikisht, shprehjen e mirënjohjes më të thellë ndaj Italisë, qeverisë dhe trupave të kërkim shpëtimit dhe të emergjencave civile italiane, që ishin të parat që zbarkuan në Shqipëri dhe vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetë njerëzish. Marrëdhënia me Italinë është e shkëlqyer më vjen mirë që edhe me qeverinë e re kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. “ tha Rama, ndërsa theksoi se me ministrin Italian diskutuan edhe mbi reformën në drejtës, e mbi legjislacionin e ri ndaj të ashtuquajturës nga kreu i qeverisë si KÇK.

“Ka shumë e shumë gjëra për të cilat Italia dhe qeveria e Italisë meriton të falenderohet, por pa dashur të zgjatem, dua të them se në radhë të parë e falenderoj pa masë ministrin për impenjimin konstant për të shtyrë procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor e vecanërisht të Shqipërisë. Diskutuam për aspekte të partneritetit strategjik. Italia ka qenë e mbetet parteneri ynë kryesor, vendi që nuk është kursyer asnjëherë në transformimin e Shqipërisë nga një diktaturë në demokraci fuksionale.

Kemi diskutuar edhe legjislacionin e ri kundër KÇK, njësinë kundër korrupsionit. Ministri italian më ka konfirmuar gatishmërinë e Italisë për të na mbështetur me njerëz në terren. Duan që ta thellojmë këtë partneritet strategjik të afrohemi në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. E falenderoj ministrin edhe për mbështetjen që Italia ka dhënë në marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria, e siguroj që do bëjmë më të mirën, e do jetë vlerë e shtuar në bashkëpunimin tonë’ u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.