Kryesore

Paketa anti-shpifje/ “Tel hekuri për gjuhën e medias”, Meta: Zija Çela, një mendje që duhet dëgjuar

18:16 - 16.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dalë kundër qeverisë në lidhje me paketën anti shpifje. Presidenti ka dalë në krah të gazetarëve, ndërsa qëndrimin e tij e përforcon me një opinion të Zija Çelës.




Teksa ka postuar reagimin e shkrimtarit në ‘Facebook’, Meta duke qëndruar në krah të gazetarëve, thekson se Çela është një emër që duhet dëgjuar në çdo kohë.

“Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se sot përmes një shkrimi Çela shkruante se ndihet në kundërshtim me parlamentin ‘monist’, që sipas tij synon të sjellë një ligj autokratik.

“Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!”, shkruan Zija Çela.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.