Kryesore

“Babalja”/ Salianji: Skandali u vërtetua, Agron Xhafaj drejtonte trafikun e drogës nga Vlora në Itali, qeveria e Ramës e vënë në shërbim të krimit

15:44 - 17.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar sot të tjera përgjime nga çështja e njohur si “Babalja”, ai shprehet se këto janë përgjime të marra nga fishikujt e Prokurorisë, që vërtetojnë në mënyrë të qartë se Agron Xhafaj bënte trafik droge nga Vlora në Itali, nën mbrojtjen e ish-ministrit Fatmir Xhafajt.




Sipas ish-deputetit, përgjimet tregojnë se qeverisja e Ramës është vendosur nën shërbim të Edi Ramës.

“Përgjimet faktojnë qartësisht vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe më pas zbulimin e krimit. Që nga publikimi i skandalit, faktohet tashmë edhe nga prokuroria. Edhe njëherë tregohet se është mbrojtur Agron Xhafaj e Albert Veliu, ndërsa po hetohet opozita. Përgjimet zyrtare faktojnë se Veliu dhe Xhafaj trafikonin sasi të mëdha droge nga Vlora në Itali. Përgjimet flasin për një dëshmitar të rremë të qeverisë. Faktin tregojnë se në qeverinë e Ramës, fatin e ka në dorë krimi.

Faktet tregojnë se Rama ka në dorë drejtësinë. Kjo çështje përfshin gjithë shtetin, për të fabrikuar një dëshmitar të rremë për të akuzuar opozitën. Pjesë e hetimit është marrë opozita dhe opozita, vetëm për hakmarrje. Kjo çështje kishte dy zgjidhje ose të zbulohet grupi kriminal i trafikut të drogës në Vlorë ose do të hetoheshim ne dhe ndodhi që të hetohemi ne. Rama ka keqpërdorur Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit. Xhafajt kanë në dorë trafikun e drogës në Vlorë. Ish-ministri i Brendshëm duhet të ishte dënuar për së paku shpërdorim detyre. Nesër do kemi fakte konkrete që janë marrë në fashikullin e Prokurorisë, që faktojnë të gjithë atë që kemi thënë deri më sot”, tha Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.