Sociale

Ligji për shpifjen e medieve, këshilltarja e Edi Ramës: Kemi huazuar modelin kroat

23:03 - 17.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e kryeministrisë, Elira Kokona tregoi se Kroacia ishte vendi ku ishin huazuar ndryshimet e nismës qeveritare. “Modeli që i ngjan realitetit shqiptarë që unë përmenda, është Modeli Kroat, është modeli i Malit të Zi apo i Letonisë. Kroati ishte më afër realitetit shqiptarë në rajon. Mundësia e të bërit një ligj në kontekstin shqiptarë ishte i pamundur, pa ndryshuar kodet specifike”, tha Edlira Kokona, zv\sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave.




Projektligji vendos Autoritetin e Medias Audiovizuale, të mbikëqyrë mediat në internet. Për këtë punë, autorizon një grup zyrtarësh të njohur si “Këshilli i Etikës”.

Gjatë konsultimi kryetari i AMA-s, Genti Sala shpegoi se projektligji nuk merr përsipër të kontrollojë financimet apo edhë informalitetin e mediave elektronike. Këto janë edhe problemet që kanë aktualisht mediat online.

“Polici, departament i veçantë nuk mund të bëhet AMA. AMA po si çdo institucion, merr indicie dhe ua çon atyre, penalizimi i të gjithë këtyre pikave i ka vetë institucioni vetë” – tha Genti Sala, Kryetar i Autoritetit të Medias Audiovizive.

“Kuadri ligjor shqiptarë identifikonte shumë qartë përgjegjësinë penale, civile por nuk identifikonte përgjegjësinë administrative. Kjo e fundit dhe kuadri ankimues i shpejtë dhe efikas është rezultati i asaj që ne synojmë të arrijmë përmes këtij drafti por në asnjë mënyrë cënimi i shprehjes”, – tha Edlira Kokona, zv\sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave.

Përfaqësuesit e qeverisë shpjeguan se nevoja e ndryshimeve ligjore, u krijua nga ankesat e shumta të qytetarëve, mbi lajmet fake news.

Ndryshimet e ligjore synojnë e krijimit të një sistemi regjistrimi të medias në internet si dhe të gjobitjes e mbylljes së saj. Këto masa do të bazohen mbi pretendimet e qytetarëve, nëse një lajm i publikuar është i paanshëm ose cënon moralin publik.

Sipas draftit, “Këshilli i Etikës” që është një strukturë e brendshme e Autoritetit të Mediave Audiovizive, do të shqyrtojë ankesat për mediat online.

Ky këshill, do të ndjekë procedurat, që parashikojnë masa ndëshkuese nga 1 milion deri në 10 milion lekë të vjetra gjobë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.