POLITIKË

Paketa `Anti-shpifje´/ Komisioni Evropian i bën thirrje qeverisë: Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE-së

16:40 - 17.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i pyetur nga Zëri i Amerikës mbi projektligjin, që ka ngjallur debate të mëdha në Shqipëri, tha se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.




Zëdhënësi i kushtoi rëndësi rekomandimeve, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar.

Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Rekomandimet përfshijnë ndër të tjera, që rregullat e reja të kufizohen vetëm tek media audio vizive on-line, duke nxitur vetë-rregullimin, dhe që ankesat ndaj medias t’i nënshtrohen procesit të pavarur gjyqësor, si dhe të ketë transparencë më të madhe për pronësinë mbi mediat./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.