Kryesore

Paketa `Anti-shpifje´/ Rama: Projekti hyn nesër për miratim në seancë, puna e dakortësuar me OSBE dhe ekspertët e Vjenës

16:56 - 17.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim për miratim e paketës antishpifje, pavarësisht kundërshtimeve nga aktorët e medias apo dhe disa organizma ndërkombëtare.




Në një postim në `Twitter´, ai shkruan se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.al/Neës/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e @harlemdesir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.