POLITIKË

Video/ 1 vit burg për Salianjin. Gazment Bardhi: U dënuan nga anëtari i bandës së Lushnjës, nuk do të ndalemi

16:02 - 18.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reagim i fortë nga Partia Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për çështjen e famshme ‘Babale’ që shpalli fajtorë ish-deputetin Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Fredi Alizotin që thuhet se ka imituar zërin e Agron Xhafaj dhe Albert Veliun, ose ‘dëshmitarin X’.




Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta në drejtim të gjykatësit të çështjes Artan Gjermeni duke e quajtur anëtar të bandës së Lushnjës.

Sipas tij dënimet erdhën nga banda e Lushnjës.

“Një vendim i pritshëm, asnjë surprizë që gjyqtari anëtari i bandës së Lushnjës Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD. Në momentin që zotëria do kalojë në vetting do bindeni që kjo që them është e vërtetë.

Sot ata janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur trafikantët e drogës në Vlorë dhe për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias. Ky vendim nuk do të na ndalë në betejën e përditshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri por edhe përfaqësues të krimit në gjykatë e prokurori.

Sot Ervin Salianji është dënuar nga banda e Lushnjës pse ka akuzuar bandën e Agron Xhafaj”, deklaroi Bardhi.

Ai përsëriti disa herë se gjyqtari Artan Gjermeni është anëtar i Bandës së Lushnjës. “Ky është fakt. Sot është bërë bashkë banda e Lushnjës me bandën e Agron Xhafajt. Ky dënim sot është për të mbrojtur këto banda”, theksoi Bardhi.

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar sot me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili publikoi audio-përgjimin e bisedës së zhvilluar mes Albert Veliut dhe vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. Por që më pas u tha se ishte zëri i Fredi Alizotit, i cili është dënuar sot me 2 vite burg. Për Albert Veliun, gjykata vendosi 3 vjet 5 muaj burg. Pavarësisht vendimit për Salianjin, demokrati nuk do të arrestohet, pasi duhet të ketë vendim të formës se prerë. Mësohet se fajtor është deklaruar edhe gazetari Jetmir Olldashit, i cili u dënua me 6 muaj burgim dhe pezullim i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 ore pune në shërbim publik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.