Show-Bizz

Flori tregon surprizën për këngën e re, fiksim ka një vajzë që e pa në shesh

10:00 - 18.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka treguar se së fundi ka vizituar sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Këngëtari publikoi një fotografi nga qyteti, ndërsa tregon se si i mbeti fiksim një vajzë, të cilës edhe ishte matur t’i fliste. “Dje ne mbrëmje vonë vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shumë bukur edhe njerëzit ishin shumë të bukur dhe në atë super atmosferë me mbeti mendja tek një vajzë, e cila ishte shume afër meje, por që as që me pa, ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur të sheshit dhe bënin foto.




U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot! Nejse. Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni për ta shijuar “rastësisht” ndoshta mund të më shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur. Asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar ai. Ky duket si një skenar mjaft i bukur të cilin kantautori mund ta shndërrojë shumë lehtë në një këngë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.