Kryesore

Tërmeti/ Banorët `kërcënojnë´ me protesta: Jemi ende jashtë, s´kemi asnjë përgjigje

19:27 - 20.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti tragjik i26 nëntorit, la një pjesë të banorëve të Vorës pa një çati mbi kokë.  Banesat e tyre në pallatet e para 90-tës janë dëmtuar, banorët janë në dilemë nëse duhet të jetojnë aty apo të qëndrojnë s amë larg pallateve që kanë pësuar çarje të frikshme.




15 pallatet e shenjuara me bojë të kuqe nga punonjësit e bashkisë një ditë pas tërmetit janë ndërtuar para viteve 90. Pallatet janë kryesisht me mure masiv mbajtës por ka edhe me konstruksion mbajtës me kollona. Mesatarisht pallatet janë 5 katësh dhe me një llogari të përafërt në to jetojnë përafërsisht 500 familje.

Të lodhur e të indinjuar nga heshtja e institucioneve vendore dhe qeverisë banorët e Vorës janë hedhur në protestë. Kërkesa e parë dhe e vetme që kanë është ardhja e një grupi ekspertësh nga Tirana që të vlerësojë nëse apartamentet e tyre janë të qëndrueshme ose jo.

Të vetmit ekspertë që janë parë në zonë nga banorët ka qenë ekipi i inxhinierëve rumunë, por se edhe ata të pa pajisur me aparatura.

Shumica thonë se i kanë braktisur çadrat, ku shteti i vendosi menjëherë pas tërmetit, pasi sipas tyre në to nuk mund të jetohet më shumë se një javë ndërsa bonusi i qerasë nuk është lëvruar ende.

Ndërkohë, netët e ftohta po i kalojnë me të sajuar, sa te miqtë, te të afërmit, në shtëpi me qira tejet të kripura e të tjerët në makina.

Të tjerë banorë pohojnë se kanë takuar kreun e institutit të ndërtimit që sipas tyre vetëm sa i ka parë me sy disa hyrje pallati që më pas i ka cilësuar të banueshme.

Dëmtimi i pallateve në Vorë u vu re që me tërmetin e parë atë 21 shtatorit, por shteti heshti dhe askush nuk vuri dorë për riparimin e dëmeve që u shumëfishuan me tërmetin e dytë.

Ata që mundëm të takonim në korridoret e pallateve gati të boshatisura janë të moshuar që thonë se në çadra nuk jetohet dhe se nuk kanë kujt t’i trokasin në derë për ndihmë. Sytë i kanë nga shteti dhe pse vetë pohojnë se shteti i ka braktisur.

Për banorët e Vorës protesta është vetëm fillimi, duke paralajmëruar bllokim të rrugës nacionale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.