AKTUALITET

Lirohet Aleksandër Gjoka, ja dënimi që mori këngëtari

12:47 - 24.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lirohet këngëtari i mirënjohur Aleksandër Gjoka. Ndërsa policia e ndaloi 3 ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që ai të lejë qelinë.Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin e mirënjohur shqiptar.




Policia bëri të ditur dje se Gjoka ishte kapur i dehur në timon.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën ‘Sotir Caci’ duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet’.

Pas testimit me aparat ‘Drager’, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.