AKTUALITET

U arrestua i dehur në timon/ Sot masa e sigurisë për Aleksandër Gjoka, ja çfarë kërkon Prokuroria

12:12 - 24.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas arrestimit, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka do të dalë sot para Gjykatës, ku do të jepet pretenca si dhe dënimi.




Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ për rrokerin, i cili u arrestua dje pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Siç bëri me dije dje policia, këngëtari u ndalua dje rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l, ndërsa këngëtari nuk e ka kundërshtuar faktin që ka qenë i dehur.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.