Sociale

Balla drekë Krishtlindjesh me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan: Nuk ka kuptim më të bukur sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë

15:22 - 25.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë ditën e sotme në një drekë që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi për pacientët e Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.




Përmes një postimi në “Facebook´´, Balla shkruan se u bashkua drekës që Kisha Katolike kishte organizuar për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik dhe shtoi se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjeve sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.

Postimi i plotë:

“Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po adhtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.

Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.