Kryesore

Beskida Aliaj: Si të emigroni drejt Italisë me vizë pune, dokumentet

11:36 - 25.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në Itali dhe kanë arritur të sigurojnë një kontratë pune në shtetin fqinj, mund të aplikojnë për viza punësimi. Por kërkesat duhet të paraqiten duke filluar që nga tre muaj nga fillimi i udhëtimit të parashikuar. Drejtuesja e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj bën me dije për ‘Gazeta Shqiptare’ se viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimi të marrëdhënies së punës. “Kërkesat mund të paraqiten duke filluar që nga tre muaj nga fillimi i udhëtimit të parashikuar; viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimi të marrëdhënies së punës. Rekomandohet që takimi të caktohet më përpara se data e nisjes”,-thekson Aliaj.




Viza e punës
Ndërkohë Aliaj shton se të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar ndërkohë nënvizon se paraqitja e dokumentacionit të kërkuar nuk sjell domosdoshmërish lëshimin e vizës. “Për kërkesën e vizës për punësim duhet: një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit pasaporte; një çertifikatë lindje shumëgjuhëshe me apostile (e lëshuar prej jo më shumë se tre muaj, vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës) si dhe formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikues për vize, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur)”,-thotë shefja e INAS Albania. Më tej kjo e fundit nënvizon se në dosjen e dokumentacionit duhet të përfshihet edhe një fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI) prej jo më shumë se gjashtë muaj nga kërkesa e vizës (i referohemi datës së parë të kontaktit nga ana e kërkuesit me Zyrën konsullare). Ndërkohë Përfaqësia Diplomatike apo Konsullore ka të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë në rast nevojë. “Të gjitha dokumentet dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare. Formularët për kërkesën e vizës dhe modularet në përdorim mund të shkarkohen nga siti i Ambasadës www.ambtirana.esteri.it (në vecanti konsultoni sektoret “viza” dhe “modulistikë”) si dhe shpërndahen pa pagesë në Zyrën e Informacionit të Ambasadës. Këto formularë mund t’i plotësoni edhe pranë zyrave të Patronato Inas Cisl Albania”,-thotë Aliaj për Gazeta Shqiptare.

Viza për kurim mjekësor

Viza për trajtim mjekësor bën të mundur hyrjen në Itali, me synim qëndrimin për një kohë të shkurtër apo të gjatë, por me periudhë të përcaktuar, të shtetasit të huaj i cili duhet t’i nënshtrohet trajtimeve mjekësore në Vendin tonë pranë Institucioneve shëndetësore publike apo private të akredituara. Kjo vizë mund t’i jepet dhe shoqëruesit të mundshëm i cili ndihmon shtetasin e huaj të sëmurë. “Nevojitet edhe garancia ekonomike, pra një dokumentacion që dëshmon zotërimin në Itali të burimeve të mjaftueshme për të mbuluar pjesën tjetër prej 70% të shpenzimeve shëndetësore si dhe ato të qëndrimit jashtë strukturës shëndetësore dhe të riatdhesimit të personit që kurohet si dhe të shoqëruesit të mundshëm për një shumë jo më të vogël se Tabela A bashkëngjitur Direktivës së Ministrisë së Brendshme të datës 01.03.2000.

Ndërkohë për shoqëruesit e mundshëm të të sëmurit, është i nevojshëm nënshkrimi i një sigurimi shëndetësor që të ketë një mbulim prej të paktën 30.000 euro, i cili të mbulojë shpenzimet e nevojshme për shtrimin në spital të menjëhershëm dhe shpenzimet e riatdhesimit”,-bën me dije Aliaj. Ajo shton se duhet edhe prenotimi i biletës së avionit apo tragetit vajtje dhe ardhje apo bilete nëse është lëshuar, ose disponibilitet i dokumentuar i një mjeti transporti personal. Sakaq, në rast vizitash mjekësore të thjeshta, për të cilat nuk është i nevojshëm një shtrim apo trajtim mjekësor i mirëfilltë mund të shkohet në Itali pa vizë. “Të gjitha dokumentet dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Certifikatat e gjendjes civile duhet të jenë të lëshuara nga jo më shumë se 6 muaj. Formularët për kërkesën për vizë dhe modularet në përdorim mund të shkarkohen nga siti i Ambasadës www.ambtirana.esteri.it (në veçanti konsultoni sektorët “Viza” dhe “Modulistikë”) si dhe shpërndahen pa pagesë në Zyrën e Informacioneve të Ambasadës ose këto formularë mund t’i plotësoni pranë zyrave të Patronato Inas Cisl”,-thotë shefja e patronatit.

Për të aplikuar për vizë për kurë mjekësore duhet: formulari i kërkesës për vizë; pasaporta e vlefshme; një fotokopje e pasaportës; dy fotografi të kohëve të fundit të formatit për pasaportë; certifikatë lindje shumëgjuhëshe me Apostile (lëshuar prej jo më shume se tre muaj, vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës); dokument mjekësor që vërtetojë patologjinë në origjinal dhe fotokopje, lëshuar nga mjeku vendas, i përkthyer në italisht. Gjithashtu në dosjen e kërkesës duhet të përfshihet edhe një deklaratë e Strukturës Spitalore italiane, publike apo private (e njohur nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në të cilën të përcaktohet lloji i trajtimit mjekësor, data e fillimit dhe kohëzgjatja e parashikuar e trajtimit, kohëzgjatja e shtrimit të mundshëm, kostoja e parashikuar si dhe konfirmimi i derdhjes i të paktën 30% të kostos së parashikuar për trajtimin e kërkuar, ose në vend të saj, vendim i posaçëm Rajonal nëpërmjet të cilit një Rajon Italian, në kuadër të programeve humanitare, merr përsipër shpenzimet.

Dokumentacioni

Dokumentacioni i duhur për kërkesën e vizës për punësim:
† formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikues për vize, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur);
† pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);
† një fotokopje e pasaportës;
† 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit pasaporte;
† certifikatë lindje shumëgjuhëshe me apostile (e lëshuar prej jo më shumë se tre muaj, vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).
† fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI) prej jo më shumë se gjashtë muaj nga kërkesa e vizës (i referohemi datës së parë të kontaktit nga ana e kërkuesit me Zyrën konsullare)
Dokumentacioni i nevojshëm për kërkesën për vizë kurë mjekësore
† formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, formulari duhet të jetë i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur.
† Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit/kujdestari pranë Kancelarisë Konsullore në prani të punonjësit të ngarkuar për pranimin e kërkesës).
† pasaporta e vlefshme (vlefshmeria e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);
† një fotokopje e pasaportës;
-dy fotografi të kohëve të fundit të formatit për pasaportë;
† certifikatë lindje shumëgjuhëshe me Apostile (lëshuar prej jo më shume se tre muaj, vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).
† dokument mjekësor që vërtetojë patologjinë në origjinal dhe fotokopje, lëshuar nga mjeku vendas, i përkthyer në italisht;
† deklaratë e Strukturës Spitalore italiane, publike apo private (e njohur nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në të cilën të përcaktohet:
† lloji i trajtimit mjekësor, data e fillimit dhe kohëzgjatja e parashikuar e trajtimit,
† kohëzgjatja e shtrimit të mundshëm,
† kostoja e parashikuar si dhe konfirmimi i derdhjes i të paktën 30% të kostos së parashikuar për trajtimin e kërkuar, ose në vend të saj, vendim i posaçëm Rajonal nëpërmjet të cilit një Rajon Italian, në kuadër të programeve humanitare, merr përsipër shpenzimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.