Kryesore

Grafiku i plotë me datat/ Kreu i ISSH: Nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve

10:00 - 25.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Qeveria miraton shpërblimin për pensionistët për festat e fundvidit. Rreth 663 mijë persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti ose pension familjar do të marrin nga 3 mijë lekë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cila tha dje se, “ky bonus do të jepet në masën 3000 lekë për çdo pensionist dhe kategori tjetër qytetarësh, që trajtohen me pensione të veçanta. Nga ky shpërblim i parashikuar do të përfitojnë 663 227 qytetarë të tjerë me pensione të posaçme. Janë mbi 530 364 pensionistë në pension pleqërie, 67 754 janë në pension invaliditeti, 49 849 janë në pension familjar dhe mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, që do të marrin bonusin 3 mijë lekë”.
Grafiku
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, bëri të ditur grafikun e shpërndarjes së bonusit. “Fillon shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3.000 lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2019”. Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019″, – bëri të ditur Hado. Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor. Ndërsa në 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor. Në 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor dhe në 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-26 dhjetor. Për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor, bonusi do të jepet në datën 30 dhjetor dhe në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.




Grafiku për shpërndarjen e pensioneve

Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.
Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor.
Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor.
Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-26 dhjetor.
Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor.
Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Përfitojnë 663227 qytetarë

530 364 janë pensionistë në pension pleqërie.
67 754 janë në pension invaliditeti.
49 849 janë në pension familjar.
13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Bonusi i bebeve, vonesat administrative

Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi se nuk ka vonesa buxhetore për bonusin e bebeve. E pyetur në konferencën për mediat se kur do të bëhet shlyerja totale e bonusit të bebes, Denaj tha se nuk janë në dijeni nëse ka vonesa, por nëse po, atëherë do të jenë administrative. “Në qoftë se ka vonesa, do jenë administrative, jo buxhetore, por duhet ta verifikojmë. Bonusi ka qenë një incentivë që ka treguar se është përthithur shumë mirë nga të gjithë. Mbi 8 mijë të regjistruar dhe duke e shtuar në 32 mijë bazën e përfitueshmërisë. Nëse ka ndonjë vonesë, do të jetë administrative, jo buxhetore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.