Sociale

Matura 2020, provimet që do të japin maturantët e shkollave profesionale

11:30 - 26.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë maturantët që ndjekin shkollat e mesme profesionale, do t’i nënshtrohen edhe testit për teori profesionale të integruar gjatë provimeve të Maturës Shtetërore 2020. Gazeta Shqiptare zbardh sot udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku përcaktohet edhe lista e provimit të detyruar të teorisë profesionale të integruar sipas drejtimit/profilit që maturantët/kandidatët kanë ndjekur në shkollat profesionale.




Provimet
Provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2020, për shkollat e mesme profesionale do të jenë: Provime të detyruara: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj dhe teori profesionale e integruar, sipas drejtimit/profilit që maturanti /kandidati ka ndjekur në shkollë. “Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2020, të jenë: a) gjuhë e huaj 8 qershor 2020; b) gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2020; c) matematikë 15 qershor 2020;
d) teori profesionale e integruar 18 qershor 2020. Testi i gjuhës së huaj (D3) hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm profesional trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm profesional”,-thuhet në udhëzimin e përbashkët. Ndërkohë administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale 2020 do të bazohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Provimet e detyruara gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj e parë dhe programet orientuese të tyre, do të mbështeten në programet ekzistuese të kulturës së përgjithshme të arsimit profesional. “Provimet e detyruara të teorisë profesionale të integruar, sipas tabelës në pikën 6, të mbështeten në programet orientuese të publikuara në faqen e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”,-nënvizohet në udhëzim.

Kandidatët e mëparshëm
Sakaq, kandidati që rezulton mbetës në të paktën njërin prej provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore Profesionale, duhet ta rijapë atë që të pajiset me diplomë. “Kandidati që në Maturën Shtetërore 2013- 2016: a) ka zgjedhur teorinë profesionale të integruar dhe është kalues, të pajiset me diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, pavarësisht se mund të rezultojë jokalues në një apo dy provimet e tjera me zgjedhje. b) ka zgjedhur teorinë profesionale të integruar dhe rezulton mbetës, duhet të rijapë provimin e detyruar të teorisë profesionale të integruar, pavarësisht rezultateve të provimeve të tjera me zgjedhje. c) ka zgjedhur dy apo tri lëndë me zgjedhje, te të cilat nuk përfshihet Teoria profesionale e integruar, duhet të japë provimin e detyruar të teorisë profesionale të integruar, pavarësisht rezultateve të provimeve të tjera me zgjedhje”,-thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije më tej se kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucionet e arsimit të lartë, do t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njësuara nga njësitë arsimore vendore. Këta kandidatë, në rastet kur nuk ka dhënë provimin e Teorisë profesionale të integruar ose e kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin këtë provim, kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë. “Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i MASR-së, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare”,-thuhet në udhëzimin që ka hyrë në fuqi.

Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2020:

a) gjuhë e huaj 8 qershor 2020
b) gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2020
c) matematikë 15 qershor 2020
d) teori profesionale e integruar 18 qershor 2020
Testi i gjuhës së huaj (D3) hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm profesional trajtohet si gjuhë e huaj e parë.
Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm profesional.

Teoria profesionale

Lista e provimit të detyruar të teorisë profesionale të integruar sipas drejtimit/profilit që maturantët/kandidatët kanë ndjekur në shkollat profesionale:
Nr. Drejtimi/profili profesional
1 Hoteleri-turizëm
2 Shërbime mjetesh transporti
3 Mekanikë
4 Elektroteknikë
5 Elektronikë
6 Përpunim druri
7 Ndërtim
8 Tekstil-konfeksione
9 Tekstil-konfeksione (NABER ADA)
10 Teknologji ushqimore
11 Bujqësi
12 Shërbime sociale dhe shëndetësore
13 Instalues i sistemeve termohidraulike
14 Teknologji kimike
15 Peshkim
16 Detari
17 Gjeologji-miniera
18 Llogari
19 Shërbime bankare
20 Sipërmarrje e agjencisë turistike
21 Sigurime
22 Tregti
23 Administrim biznesi
24 Rrjete të dhënash
25 Mbështetje e përdoruesve të TIK-ut
26 Zhvillim ëebsite-i
27 Rrjete të dhënash (pilot-giz)
28 Inxhinieri informatike softëare-sh (Hermann Gmeiner)
29 Silvikulturë
30 Agrobiznes
31 Veterinari
32 Gjeodezi
33 Biznes (Harry Fultz)
34 Elektronikë (Harry Fultz)
35 Automekanik (Harry Fultz)
36 Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji
37 Shërbime kujdesi për të moshuar (pilot GIZ)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.