Horoskopi

Horoskopi i datës 30 Dhjetor 2019

06:00 - 30.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është koha optimale për të kaluar kohë cilësore me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje dashurie, gjasat janë që të forconi më shumë raportin tuaj me partnerin.

Aspekti profesional mund të paraqitet pak problematik sot, ku nuk përjashtohet ndonjë keqkuptim në vendin e punës. Gjatë pasdites gjeni kohë për ta kaluar në një shoqëri të mirë.

Angazhimet do të jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nëse nuk tregoni kujdes, mund t’ju dalë ndonjë situatë nga kontrolli. Në sektorin e ndjenjave meritoni notën 10 sot.

Ditë me shumë fat parashikohet për disa prej të lindurve në shenjën tuaj. Por kjo nuk do të demonstrohet domosdoshmërish në lojërat e fatit. Në dashuri tregohuni më i hapur dhe i sinqertë.

Është dita e duhur për të shkarkuar energjinë negative përmes teknikave të mirëpërcaktuara, siç janë ushtrimet e frymëmarrjes. Edhe palestra është diçka mjaft e këshillueshme për ju.

Sot aspekti planetar ju bën të ngrohtë, të dashur dhe miqësorë. Ditë e mrekullueshme për të përmirësuar raportet me miqtë dhe kolegët. Në aspektin romantik, diçka nuk po ecën siç do t’ua donte zemra.

Një çështje financiare ju shqetëson prej disa ditësh. Kjo gjendje do jetë kalimtare, sepse situata ekonomike do të vijë duke u përmirësuar dita-ditës. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.

Kjo ditë parashikohet të jetë me ulje-ngritje në aspektin profesional. Shmangni ndonjë debat të kotë në vendin e punës. Përpiquni të mirëkuptoni mendimin ndryshe.

Ka ardhur koha që të ndaloni pak dhe të shijoni arritjet dhe sukseset tuaja. Nuk mund t’i shijoni ato, nëse nuk e ulni pak ritmin. Në dashuri parashikohen momente shumë pozitive me partnerin.

Ditë e mirë në sektorin e ndjenjave dhe romancës. Do kaloni një kohë fantastike me partnerin. Një darkë speciale apo një udhëtim do të ishin qershia mbi tortë për gjithë të dashuruarit.

 

Planetet nuk janë shumë miqësorë sot me ju, por kjo nuk do të thotë që të ndërprisni aktivitetet tuaja. Përkundrazi, sot tregoni më shumë vendosmëri për të përfunduar projektet e lëna pezull.

Një ditë plot surpriza të bukura ju pret. Nëse jeni në një lidhje dashurie, partneri do të tregojë anën më të bukur të tij. Rivendosni kontaktet me një person, i cili ka qenë shumë i dashur për ju.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.