SHËNDET

Duart e ftohta? Ja sëmundjet me të cilat lidhen

16:58 - 09.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.




Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Për shembull, duart e fohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta. Nëse jeni në një ambjent të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.

Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:

*Aneminë

*Sëmundjen e Buergerit

*Diabetin

*Morthin

*Lupusin

*Sëmundjen e Raynaudit

*Sklerodermën

Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:

*Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta

*Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës

*Mpirje apo therje

*Plagë të hapura

Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.