BLUETOOTH

“Lufta e ftohtë” me Xhemi Shehun, Alketa Vejsiu: Nuk merrem me telenovela portalesh!

11:50 - 11.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Para katër ditësh nisi e gjithë ‘lufta e ftohtë’ mes dy moderatorëve duke u zgjeruar më pas me personazhe të tjerë, të cilët u përfshinë rrugës. Bëhet fjalë për moderatoren e mirënjohur, Alketa Vejsiu, e cila nëpër portale thuhet se ka përdorur median e saj, Revista Class si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë Xhemi Shehu. Xhemi disa ditë më parë kishte publikuar një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës. Ajo në Portokalli, bashkë me Salsano Rrapon, kanë ironizuar moderatoren e Festivalit të 58-të, të Këngës në RTSH. Ndonëse pa përmendur emër, Xhemi ka thënë: “Ika të ndërrohem se kam 5 minuta me këtë veshje, nuk  mund të rri robi 5 minuta me një veshje”. Ndërsa të martën, në revistën Class,  Xhemi është tallur si aktore humori e dorës së dytë duke nënkuptuar se është shumë larg Alketës si prezantuese. “Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “gagaçes” do ta qante!” Por kunjat nuk kanë përfunduar këtu. Duke u nisur nga aludimet se emri i vërtetë  i saj është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar.  Revista Class-it ka thumbuar. “Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!” Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështu që më mirë të merret me aktrimin, shkruhet në postim.




Lidhur me këtë lajm, por edhe me të tjerë pasues, për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Alketa ka thënë se nuk merret me telenovelën e portaleve, duke hedhur kështu poshtë gjithë lajmet dhe ‘aludimet’ e bëra në adresë të saj.

Ndërkaq kujtojmë se sërish, pas postimit në adresë të Xhemit, revista Class, e menaxhuar dhe drejtuar nga Alketa Vejsiu, ka marrë foton e motrave Vjollca nga Dubai dhe ka shkruar plot ironi për “sheikeshat e Dubait”. Në postim, Alketa flet për buzë të fryra, vithe të rrumbullakosura e “ballkone zemërgjerë” duke shtuar edhe se “sheikët të mbajnë në pëllëmbë të dorës”. Postimin për Xhemin, Alketa vazhdon ta mbajë në faqen e revistës së saj, ndërsa atë për motrat Vjollca, e ka zhdukur nga publikimi. Mesa duket Vjollcat nuk kanë ndenjur duarkryq kur kanë parë këtë postim të Vejsiut e cila duhet thënë se i organizoi gjithë dasmën Marinës e Getoarit.

alketa 9 alketa 10 alketa 11 alketa 7(1) alketa 6(1) alketa 5 alketa 2 alketa 8 alketa 3 alketa 1
<
>

Nga ana tjetër ka ardhur një reagim nga aktori Rezart Veleshnja është futur mes debatit që ka përfshirë moderatoret e njohura Alketa Vejsiun, Xhemi Shehun dhe dy motrat Luana e Marina Vjollca. Pasi Alketa “iu turr” kolegeve te saj për mënyrën se si dukeshin përpara disa viteve, edhe Veleshnja publikoi një foto “bio” të saj shumë vite më përpara. Në foto Alketa duket shumë ndryshe nga ajo që është sot. Ndërsa nuk ka munguar ironia e tij ku shkruan se edhe Eminem do e kishte zili për mënyrën e shpejtë të të folurit. “Alketa Vejsiu bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit edhe do të ishte krenar ta kishte për bashkëpunim,”- shkroi ai.

Në statuset e publikuara në revistën “Class”, ndjekësit kanë kritikuar ashpër Alketa Vejsiun, e cila nuk ka nguruar të replikojë.

“Uau sa hakmarrëse Alketa…të duhet më shumë durim se kështu s’i tregon vlerat”,- shkruan një ndjekëse në profilin e revistës “Class”.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe përgjigjja ka qenë e menjëhershme:

“Unë quhem Xhesi. Menaxhoj Instagramin e revistës! Duhet të argëtohemi pak këtu siç bën Xhemi tek Portokallia apo jo?”

“Po hajt se edhe ju të revistës “Class” sheikët ju sponsorizojnë…”- vijon një tjetër ndjekëse.

Komentet në postimet e revistës “Class”.

“Revista jonë sponsorizohet nga biznesi shqiptar. Është nga portalet më të kërkuara si medium marketingu. Është produkt i një pune dhe filozofie që s’ka lidhje me sheikët për fat! jemi antisheik conept! Na frymëzon Spanja, Franca, Italia! Po edhe për Dubain ka vende plot. Për disa dimensione të Dubait (jo për të gjitha)”,- replikon revista “Class”.

Pra, a kërkoheshin ‘fajtorë dhe akuzues’? Një përgjigje nga revista Class dhe vetë Alketa Vejsiu u dha. Të presim nëse do të ketë reagime nga pala tjetër, ku as Xhemi e as motrat Vjollca nuk kanë postuar asgjë deri më tani.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.