BLUETOOTH

Nuk pritej! Ja çfarë nuk i pëlqen Gjikos tek partnerja, Elita Rudi

13:26 - 11.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata janë një nga çiftet shumë të njohura të shoëbiz-it. Gjiko dhe Elita Rudi, janë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Në shkurt të vitit që lamë pas, ata u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Pas lindjes së të birit, Elita iu rikthye punës dhe tashmë ka hapur edhe kanalin e saj në Youtube. Dje, moderatorja publikoi një video ku i ka bërë një mini-intervistë bashkëshortit të saj, Gjikos. “Sa më njeh burri”- titullohet video ku Elita dhe reperi kanë folur hapur me njëri-tjetrin. Gjiko ka vendosur t’i përgjigjet sinqerisht pyetjeve të partneres, edhe nëse do të kishte një përgjigje që Elita s’do ta pëlqente shumë. I pyetur se çfarë nuk i pëlqen tek partnerja, Gjiko u shpreh troç: “Çfarë nuk më pëlqen tek ti? Ke atë që kanë gjithë femrat. Në muhabet kalon nga një temë në një temë tjetër, prej atje këtu, veç m’u kap diku. Ndoshta është dhe aftësia e gazetares, se ne djemtë e kemi që kur flasim, flasim vetëm për një temë dhe nuk i përziejmë kabllot.”- tha Gjiko.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.