BLUETOOTH

Super lajm! Reperi shqiptar po sjell bashkëpunimin bombë me Chris Brown

13:11 - 11.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gashi, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës, këngët e të cilit po bëjnë namin dita-ditës dhe janë kthyer në hite. Katër muaj më parë, reperi shqiptar me famë botërore publikoi këngën “Safety”, e cila ka arritur 2 milionë klikime në Youtube. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe reperi ka ndërmend të sjellë një tjetër version të këtij hiti, këtë herë në bashkëpunim me Chris Brown. Në llogarinë e tij në Instagram, Gashi publikoi një video ku shfaqet duke kërcyer në ritmet e këngës së tij. ”2020 me Chris Broën dhe Afrob”- shkruan reperi shqiptar krahas videos dhe kaq ka mjaftuar që fansat të çmenden në komente, duke u shprehur se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre. Mesa duket, Gashi, Chris Brown dhe Afrob po sjellin një remix të këngës së famshme “Safety” dhe ne mezi po presim!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.