Show-Bizz

Renato Mekolli zbulon sa është paguar në ‘Hell’s Kitchen’

20:27 - 13.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të premten e 10 janarit në ekranin e Top Channel-it u mbajt finalja e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, “Hell’s Kitchen” nga Renato Mekolli.




Puntata finale ishte e mbushur me surpriza, me të qara dhe me të qeshura.  Në fund u zgjodh si fitues Françesko Tuku.

Ndonëse e ka shfaqur veten si ‘djalli i kuzhinës’, Renato ka fituar zemrën e shumë prej ndjekësve të tij, të cilët së fundmi i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet, në një mini-intervistë në Instastory.

Një ndër ndjekësit është interesuar të dijë se sa është paguar shefi i kuzhinës në “Hell’s Kitchen” dhe një përgjigje nga ai nuk ka munguar.

“Shumë fare, aq sa nuk kam marrë kurrë në çdo punë tjetër”, është përgjigjur Renato, duke mos dhënë një shumë fikse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.