AKTUALITET

Greqia ratifikon marrëveshjen për njohjen e patentave, lajmin e jep Ditmir Bushati

12:19 - 29.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e patentave me Shqipërinë.Vendimi është marrë ditën e sotme dhe iu jep të drejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe grekë të përdorin patentat në të dyja vendet.Kështu, patentat shqiptare do të njihen në Greqi dhe anasjelltas.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministri i Jashtëm i cili ishte edhe nismëtari i kësaj marrëveshje përmes dialogut të zhvilluar me Greqinë. Në një status në Facebook, Bushati përshëndet nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe shprehet se ajo lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.




 

Janë rreth 700 euro që kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.Por edhe shqiptarët që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.Për ish ministrin kjo është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt

“Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona.”, thotë ai.Me 11 maj 2018 dy ish-ministrat e jashtem Ditmir Bushati dhe NIko Kotzias firmosen ne Sunio marreveshjen për njohjen e ndërsellë të patenteave mes dy vendeve tona.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.