SHËNDET

Aditivët e shtuar në produkte dhe mosdeklarimi në etiketë, Ilollari nga AKU: Ishte mesazh alarmi, etiketimi është detyrim ligjor

21:55 - 05.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ledio Ilollari nga Sektori i inspektimit të ushqimit në AKU foli mbi alaramin e ngritur nga salcat e domateve vendase me përbërje mielli dhe niseshteje si dhe shafranin me ngjyrues. Ai tha se u morën produkte të stiilla vendi dhe të importuara dhe u dërguan në laboratorë për rezultate përfundimtare.




“Misioni i AKU është kontrolli i produkteve vendase dhe të importit, kemi një hallkë nga gjurmimi dhe ndjekja e produkteve. Përsa i përket salcave të domateve u sinjalizuam nga Alert, ishte mesazh alarmi. AKU zgjodhi që të shkonte direkt te produkti dhe pas inspektimit, marrjes së mostrave shkuam te analizat në laboratorë. U morën produkte të importuara dhe të vendit, me të patur rezultate përfundimtare nga laboratori do merren masat ndaj prodhuesve”-tha Ilollari.

Në lidhje me etiketat e produkteve, Ilollari shprehet se është detyrim ligjor paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit.

 

“AKU ka një data-baze të saktë për të gjithë prodhuesit, subjektet. Mbrapa cdo etikete është një prodhues që ka të drejtë të ushtrojë aktivitetin, pasi ka përmbushur kriteret. Etiketa tregon cfarë ka produkti brenda, duhet deklaruar pasi ndryshe kemi të bëjmë me keqinformim, që ligji e ndalon. Prodhuesi rmban përgjegjësi te prodhimi, etiketimi dhe tregtimi.Në etiketë është detyrim paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit. Për niseshtenë në produkte, konsumatori ka të drejtë të jetë i informuar për atë që konsumon”-deklaroi Ledio Ilollari.

 

Përsa i përket furrave të prodhimit të bukës, ku shpeshherë mungojnë kushtet higjeno-sanitare, Ilollari tha se kemi përmirësim cilësor të prodhimit dhe tregtimit të bukës.

“Kategorizimi i riskut bëhet duke iu referuar natyrës së produkteve, kemi rritje të kontrollit të inspektorëve në mbulimin e të gjithë territorit. Sot mund të flasim për përmirësim cilësor të prodhimit e tregtimit të bukës. Denonconi rastet e abuzimeve, ka marrë një rëndësi gjurmueshmëria e produktit, që cdo operator të jetë i përgjegjshëm që të garantojë sigurinë ushqimore dhe të zbatojë kriteret.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.