BLUETOOTH

Flet Ilda Bejleri: Ndoshta i kanë thënë që do i jap lekë për të mbyllur gojën, por jo! “Makina ishte e ndaluar, si vallë u përplas”

11:35 - 15.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e mërkurë në media qarkulloi lajmi se Ilda Bejleri kishte aksidentuar një grua me makinë. Kaq mjaftoi që në media të dilnin disa variante për këtë ngjarje. Nga spitali foli edhe e aksidentuara, duke dhënë detaje për sjelljen shpërfillëse të moderatores sportive. Ndërkaq policia ka marrë në pyetje Bejlerin, si dhe i ka sekuestruar makinën, duke ngritur zyrtarisht dy padi ndaj saj. Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka reaguar sërish në lidhje me këtë ngjarjen Me anë të një postimi në “Instagram”, Bejleri shkruan se deklarata e zonjës në fjalë është një mashtrim , ndërsa paralajmëron se shumë shpejtë do publikojë dokumentet e spitalit, që sipas saj, tregojnë se zonja s’ka pas asgjë, përveç një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me makinën. Sipas moderatores, zonja po kërkon shpërblim, pasi i kanë thënë se mund të përfitojë ndonjë gjë. “ E di.. keni mllef për këdo sidomos për njerëzit që dalin në ekran!




A u shfrytë, o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq për zonjën që s’i ndodhi asgjë, thjeshte një shembje, sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojnë vijat e bardha! Apo jeni të lumtur sa mirë ju bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonje që endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si vallë zonja qenka përplasur!? Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë “ mund të përfitosh noj gjë”?! Shumë shpejt do publikojmë dokumentet e spitalit që zonja s’ka pas asgjë, përveç një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me makinën, thjeshtë nga nxitimi me kalu sikur jetojmë në Afganistan!! E rëndësishme është që zonja ka dalë nga spitali dhe uroj t’i vijnë dhe mendtë me atë rast e mos të dëgjoj njerëzit që po përfitojnë prej saj për disa klikime me shumë. Çdo gjë që ka thënë në atë telefonate ajo zonja është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitarë! Shfryni gjithë mllefin, o njerëz, por nëse ju vjen kaq keq blijini një shpi asaj zonjës që është dëmtu nga tërmeti, ashtu siç kam ndihmuar unë të tjerë. Stop lajmeve fake! Me gjithë respektin për moshën e zonjës në fjalë, por dhe mashtrimi është krim!

Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo! Dje vajta vetë në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtëpi njësoj po vetë, shumë e qetë me veten!”, ka shkruar ndër të tjera Ilda. Ndërkaq edhe Bluetooth ka mundur të mësojë se realisht zonja nuk ka pësuar asgjë përveç një shembjeje dhe nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas atyre që mund të mësonin nga dëshmitarët, zonja nuk është përplasur teksa makinë ka qenë në ecje, por gjithçka çfarë ka ndodhur ka qenë një fërkim i momentit që u ndez semafori. Ndonëse nga spitali, zonja e aksidentuar foli për detajet, në fakt aksidenti nuk ishte aq i rëndë. Ndërkaq janë edhe pamjet filmike nga vendi i ngjarjes, ku tregojnë se gjithçka ndodhi ishte një incident i vogël që mund të zgjidhej edhe pa zhurmën me të cilën u shoqërua kjo ngjarje. Ashtu si miqtë pranë moderatores thonë, nëse do të ishte i vërtetë varianti që e aksidentuara rrëfen, moderatorja nuk do të shoqërohej vetëm për tu pyetur për ngjarjen, por do të ishte në ambjentet e paraburgimit dhe jo e lirë. Ndërkaq kemi mundur të mësojmë se vetë prezantuesja e “Procesi Sportiv” ka vendosur të distancohet nga të gjitha deklaratat publike për këtë ngjarje, pasi variantin e saj e ka dhënë në polici. Ndërkaq ajo ka vendosur të ndjekë rrugën penale për të gjithë ata që abuzuan rreth aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.