AKTUALITET

Rama jep oraret e reja: Nuk është show, po bëjmë të pamundurën. Ata që ankohen me iPhone në dorë…

13:31 - 22.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë zbatuar masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa foli dhe për kritikat.Ai tha se nga operacionet humanitare janë ndihmuar 14428 familje në nevojë.




“Po jepni një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë luftë ku mbarë njerëzimi ka vetëm një armë rezistencën e durimit. Kemi ndihmuar 14 428 familje më në nevojë. 11089 familje me ndihma ushqimore; 1203 familje me medikamente dhe 2136 të tjera për nevoja të tjera urgjente.

Shohin videot nga operacioni humanitar dhe flasin për shoë. Po çfarë shoë, ju martë e mira?! Flasin për vjedhje ndihmash e selektivitet po ku e patë ju martë e mira vjedhjen nga shtëpia. Po flasin për popullin që po vdes për bukë, për cilin pop e kanë fjalët kur vetë janë të ulur me iPhone dhe deri dje qaheshin se po u mbaronte interneti. më shani sa të doni por jo ata që nuk ju kanë asnjë borxh. Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. Po bëjmë të pamundurën dhe do ta bëjmë deri në fund. Nuk duam as medalje as lëvdata se kjo është detyra jonë. Por duhet respekt, mirënjohje për mijëra ushtarë në front të parë, që nga mjekët e infermierët deri tek ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit dhe të varfrit dhe pensionistët e vetmuar.

Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që do të shkojnë në punë dhe deri në 13:00 do të keni kohë plot. Shoh që po qaheni për oraret. Por nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf as për komoditet por nga nevoja për përballimin e një lufte.

Disa thonë të mbyllemi për 2 javë pa dalë asnjëri, por për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë Pazar. Pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë. Nuk duam të zgjohemi herët që në 5-6-7 të mëngjesit dhe duam të turremi të tërë në orën 10 nëpër tregje, dyqane, kjo nuk shkon fare dhe ne nuk do ta lejojmë”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.