Aktualitet

Shkon në 89 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëri, vatër e re edhe në Korçë

11:51 - 22.03.20 gsh

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shënuar një rritje graduale që nga 9 marsi, kur u konfirmua rasti i parë me këtë virus. Sot kur jemi në javën e dytë të masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend shënohen edhe 13 raste të reja, duke e cuar ne 89 numrin total të të prekurve, nga 804 të testuar gjithësej.



Kujtojmë që dy prej të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 3 janë shëruar. Sipas të dhënave të bëra me dije nga Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico numri i të shtruarve në Infektiv shkon në 43.

Fico tha se 13 persona rezultuan pozitiv ne 24 orët e fundit nga 33 persona të testuar. Të prekurit janë 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

SHPERNDARJA E RASTEVE SIPAS QYTETEVE

  • Tiranë 63 qytetarë
  • Durrës 6 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 3 qytetarë
  • Korcë 3 qytetarë

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Tirana është tashmë epiqendra e virusit, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.