Aktualitet

“Në 60 minuta erdhën dy autoambulanca”, gazetari: Nga 13 të infektuarit e djeshëm, 3 janë mjekë të Sanatoriumit

10:21 - 23.03.20 gsh

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje për “News24” ka zbardhur detaje të reja nga Infektivi i QSUT, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.



Skëndaj tha se në 60 minutat e fundit në spital kanë mbërritur dy autoambulanca, që kanë çuar persona të dyshuar me koronavirus, teksa shtoi se nga ambulanca kanë zbritur me këmbët e tyre një burrë dhe një grua rreth të 40-ave.

Gjithashtu, Skëndaj tha se nga 13 personat e prekur ditën e djeshme, tre prej tyre janë personel mjekësor i Sanatoriumit, çka e çon në 11 numrin e bluzave të bardha të infektuara në vend.

“Për 60 minuta mbërrijnë dy autoambulanca tek Infektivi, me persona të dyshuar me COVID-19. Nuk dihet ende, por kush vjen këtu ka dyshime se është i infektuar dhe është në gjendje të rënda. Erdhën një burrë dhe një grua të moshës rreth 40, kanë zbritur me këmbët e tyre, që do të thotë se nuk janë ende shumë rëndë. Janë mbi 12 urgjenca mjekësore, që prej ditës së djeshme, që kanë mbërritur tek Infektivi. Katër prej tyre më thonë se janë të prekurit e Vlorës.

Nga 13 të prekurit e ditës së diel, tre prej tyre janë personel ndihmës mjekë të Sanatoriumit, cka e con në 11 numrin e bluzave të bardha të prekur me COVID-19 në këtë spital. Shkak për këtë ka qenë një pacient i shtruar në Sanatorium, i cili është takuar me një të afërt të tij, që ka qenë në Itali. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë, dhe ishte pikërisht viktima nga Lushnja”, tha gazetari Skëndaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.