AKTUALITET

“Të mos numërojmë mijëra jetë të humbura dhe të gjejmë varre”, Rama: Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim

14:38 - 23.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish apel qytetarëve në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.




Rama shprehet se duhet të respektojmë rregullt e caktuara, në mënyrë që mos të dalim nga kjo luftë duke numëruar mijëra jetë të humbura dhe të gjejmë varre 10 tre kilometra larg

”Nuk duhet të humbasim një mal me njerëz. Duhet durim, durim. Kur bëni pazar mos rrini grumbull, por rrini 1 metër të paktën larg me kurriz. Pse është kaq e vështirë. Ç’lidhje kanë oraret me qëndrimin në radhë. Ç’lidhje kanë oraret me ecjen dyshe apo treshe. Këto janë shërbime që I bëhen armikut. Pikërisht në grumbullimet dhe gjen shesh dhe bën përsheshin e hidhur.

Shiheni çndodh në botë, me kapacitete shumë më të mëdha po mendojnë për kapacitete sipërfaqe të varreve pasi nuk përballin dot agresionin progresiv dhe marrjen e frymës vetëm me spitale. Ne u futëm shpejt në llogore, dhe është turp të humbasim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim. Ç’do gjë që do të bëjmë ne , kam përsëritur pa pushim, çdo gjë që bëjmë ne për mirë apo për keq duke u disiplinuar e ngadalësojmë humbjet e jetëve. Të dalim nga kjo luftë të fituara dhe mos numërojmë mijë , e mijëra jetë të humbura dhe të gjejmë varre 10 tre kilometra larg.

Lani duart, mbani në distancë të moshuarit dhe ti përqafoni kur të mbarojë, dhe jo t’i qani apo edhe të mos i varrosni siç duhet.

Forca e zakoneve është e tmerrshme, nuk është e pathyeshme. Nuk duhet të mundojmë trurin sa do zgjasë kjo luftë, por ditët t’I marrim një nga një. Kjo luftë fillon kur hapim sytë dhe përfundon kur mbyllim luftë. Të pabindurit do pakësohen, duke parë edhe buletinin e luftëarëve ku numri do të shtohet. Por s’mund të merret përpjetë dhe vdekjet të rriten për shkak të tjerëve. As zoti nuk na ndihmon po nuk ndihmuam vetën. Ta zmbrapsim këtë mortje nga shtëpia jonë. Disa humbje nuk I kemi në dorë por shmangjen e katastrogës e kemi ne dhe vetëm ne.”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.