AKTUALITET

A do të ulej në një tryezë me Ramën? Basha: Nga opozita ka pasur bashkëpunim

12:54 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria duhet të marrë shembull modelet e vendet fqinje, si Kosova, Maqedonia e Veriut, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj në këtë kohë pandemie. Në një konferencë virtuale me gazetarët, kryeopozitari tha se qeveria ka buxhet për të përballuar këtë krizë, ndërsa sugjeroi që të anulohen kontratat koncensionare apo dhe rialokimet për shpenzime operative apo dhe ato të luksit.




Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të ulej në një tryezë me Ramën për të diktuara mbi mënyrën e daljes nga kjo krizë, Basha tha; “Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”

“S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqiy të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e veriut,. Për të parë se si zgjidhen problemet dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi propozuar një paket ë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro.

Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize. Buxheti k a dhe rezerva të tjera për të përballuar krizën. Mos të shohim Amerikën, por Kosovën. Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.