Aktualitet

U shërua nga Koronavirusi/ 66-vjeçari: Erdha rëndë, tani kam rilindur

15:28 - 02.04.20 gsh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” dëshminë e 66-vjeçarit nga Fieri, që mposhti koronavirusin dhe ka lënë sot spitalin, duke u kthyer në shtëpi.Duke falënderuar stafin mjekësor, Manastirliu shkruan se 66-vjeçari kaloi 21 ditë të vështira tek Infektivi, pasi vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.



‘Jam shumë i lumtur më duket sikur kam rilindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënnduar këtu, në saj të doktoreshës Najadës, unë sot do kthehem në shtëpinë time te fëmijët e mi. Ju faleminderit shumë edhe stafit të Ifektivit këtu për këtë punë që kanë bërë, nuk gjej dot fjalë’, tha 66-vjeçari.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.