AKTUALITET

Rriten numrat e personave me Koronavirus/ 27 raste të reja për 24 orët e fundit, shkon në 304 numri total i të prekurve

11:43 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka bërë me dije se 27 persona kanë rezultuar me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.




Mira Rakacolli ka bërë me dije se deri më tani janë testuar në total 2031 të dyshuar, nga ku 304 raste janë pozitiv. Mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.