Homo Albanicus

Memorja kombëtare në kohërat e pandemisë

13:33 - 10.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në të Premten e Madhe, më 10 prill 2020, ditën kur Kisha Katolike kremton Ditën e Mundimit të Zotit, në kishën  Shën Gjon Pali II, në periferi të Tiranës- në kishën e parë në botë të konsakruar me këtë emër- u mbajt ceremonia kamerale e zbulimit të pllakës  në përkujtim të 100 vjetorit të luftës polako-bolshevike, Betejës së Varshavës, të pagëzuar si „Mrekullia mbi Vistul”; 80 vjetorit të Krimit në pyllin e Katinjit ku NKWD sovjetike vrau rreth 22 mijë oficerë polakë. Inaugurimi i pllakës u bë  në 10 vjetorin e katastrofës ajrore të Smolenjskut, në të cilën- rrugës për të përkujtuar 70 vjetorin e krimit të Katinjit- humbën jetën 96 vetë, në mesin e të cilëve përfaqësues të lartë të ushtrisë dhe qeverisë polake, përfshirë edhe presidentin e Republikës së Polonisë Lech Kaczyński. Këto ngjarje përbëjnë për Popullin polak stacione të Udhës së Kryqit, janë pjesë e Golgotës polake.




IMG_9375 IMG_9366 IMG_9365 IMG_9362 IMG_9356
<
>

Për shkak të Covid-19 ceremonia e vendosjes së pllakës u mbajt  përpikmërisht në orën 8.41 (koha kur ndodhi saktësisht katastrofa ajrore në Smolenjsk 10 vjet më parë)  me praninë modeste të ambasadorit të Republikës së Polonisë në Tiranë, Karol Bachura,  ambasadores së Republikës Franceze,  Christina Vasak dhe famullitarit të kishës së Shën Gjon Pali II,  Atit Andrzej Michoń (CSsR). Pllaka përkujtimore ka në qendër figurën e Shën Mërisë së Katinjit duke përqafuar kufomën lakuriqe të ushtarit të vrarë me plumb pas koke. Vlen në këtë rast të përmenden fjalët e  Marshallit Jozef  Pillsudski, themeluesit të Polonisë së rilindur në vitin 1918 dhe udhëheqësit të Betejës së Varshavës më 1920, “ai që nuk respekton dhe vlerëson të shkuarën e tij,  nuk meriton respekt, të tashme, por as edhe të drejtën për të pasur të ardhme (…).  Një komb që humbet kujtesën pushon së qeni Komb- ai veç shndërrohet në një përqendrim njerëzish që përkohësisht zënë një territor të caktuar”.

Kultivimi i Memories kombëtare në kohërat e pandemisë, njëherësh edhe të shpresës për një të ardhme më të mirë, bëhet gjithnjë e më imperativ dhe kuptimplotë,  sikundër ishte ceremonia e sotme e thjeshtë në Ditën e Mundimit të Zotit në kishën e Bathores, në afërsi të Tiranës.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.