Kryesore

Rihanna dhe themeluesi i Twitter dhurojnë 4,2 milionë dollarë për viktimat e dhunës në familje

21:52 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore Rihanna është bërë bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Twitter, Jack Dorsey për të dhuruar 4,2 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në LA, pas izolimit nga koronavirusi.




Sipas autoriteteve në Los Anxhelos, afro 90 njerëz në javë janë larguar nga ambjentet e tyre familjare si pasojë e dhunës në familje pasi urdhri “Safer at Home” hyri në fuqi në fund të marsit.

Fondet prej 4,2 milionë dollarësh “do të ofrojnë 10 javë mbështetje, përfshirë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për individët dhe fëmijët e tyre që vuajnë nga dhuna në familje” u tha në njoftimin për shtyp.

“Viktimat e dhunës në familje ekzistojnë në të gjithë botën, kështu që ky është vetëm fillimi,” thuhet gjithashtu në deklaratë. Rihanna tashmë ka dhuruar 5 milionë dollarë për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe Dorsey njoftoi se do të dhurojë 30% të kapitalit të tij rreth 1 miliard dollarë, në luftën kundër koronavirusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.