Kryesore

Më thuaj çfarë shenje je, të të them çfarë seksi bën

09:55 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sigurisht që kënaqësia dhe dëshira seksuale është individuale për çdo person, megjithatë astrologjia na mëson se edhe libido-ja jonë vendoset nga yjet. Ndërkohë që të gjitha shenjat e horoskopit e pëlqejnë seksin, lidhjet e tyre intime dhe nevoja për kontakt fizik ndryshon dhe udhëhiqet nga vendosja astrologjike. Kjo i shtyn disa nga shenjat që ta kërkojnë seksin në mënyrë më natyrale (çkemi, akrepa), ndërkohë që disa e duan vetëm kur nevoja të tjera t´i jenë përmbushur.




12.Peshorja ( 23 shtator- 21 tetor)

Nuk është se Peshoret nuk e pëlqejnë seksin, vetëm se i japin prioritet llojeve të tjera të lidhjeve intime, si shoqëria apo familja. Seksi për ta “hyn në skenë” kur duan të tregojnë dashuri dhe përkushtim. Krahasuar me shenjat e tjera, seksi pa planifikim me ta ka shumë pak gjasa të ndodhë.

11.Ujori (20 janar-18 shkurt)

Ujori dëshiron të jetë i lirë mbi të gjitha, prandaj në momentin që një marrëdhënie seksuale nuk e lejon të jetë i tillë, epo nuk i pëlqen. Kjo shenjë ajri shpesh e ka “kokën në ajër” kur vjen puna tek seksi dhe mund të jetë pak “me teka” në lidhjen seksuale që do të krijojë.

10.Virgjëresha ( 23 gusht- 22 shtator)

Virgjëreshat në fakt njihen për faktin se janë aventurierë në shtrat, si një nga të vetmet vende ku mund të dalin nga vetja. Problemi është të shkojnë deri në shtrat. Virgjëreshave i duhet një partner që mund t´i ndihmojë mos mëndojnë për gjëra të tjera për një sekondë, ta kenë seksin si prioritet dhe vetëm atëherë mund të jenë ashtu siç dinë vetëm ata.

9.Binjakët (21 maj-20 qershor)

Binjakëve i duhet pak si shumë kohë derisa të shkojnë tek marrëdhënia seksuale, sepse fillimisht duhet t´i fusësh në “mood” me një bisedë të mirë, stimulim intelektual dhe shumë të qeshura. Një lëvizje e gabuar dhe menjëherë do ta refuzojnë seksin. Sikur po çaktivizon një bombë.

8.Bricjapi (22 dhjetor- 19 janar)

Bricjapët kanë një reputacion si të matur dhe konservatorë, por këto cilësi mund të shërbejnë në dhomën e gjumit shumë mirë, sidomos kur vjen fjala tek kohëzgjatja. Ata duan të bëjnë maksimumin për partnerët e tyre dhe janë gati për të punuar derisa t´i bëjnë të lumtur, shumë të lumtur.

7.Gaforrja (21 Qershor- 22 korrik)

Gaforret preferojnë që takimet e tyre seksuale të jenë me kuptim dhe të përfitojnë diçka nga ajo. Në mënyrë që seksi të jetë vërtetë i kënaqshëm për ta, duhet t´i fitosh besimin, gjë që mund të marrë kohë. Gaforret nuk e kanë problem të presin.

6.Peshqit (19 shkurt- 20 mars)

Peshqit e duan seksin dhe marrëdhënien me një person, por dëshira e tyre varet e gjitha nga lidhja që do të krijosh me ta. Nëse e krijon këtë lidhje, atëherë dëshira është shumë e lartë. Nëse jo, pasioni i tyre do jetë më i ftohtë se një pasdite në Antarktidë.

5.Luani ( 23 korrik-22 gusht)

Dëshira për seks e një Luani varet totalisht nga personi tjetër. Nëse gjejnë dikë që i trajton si mbreti i xhunglës, pra ashtu siç janë, libido-ja e një Luani do jetë shumë e lartë. Nëse pastaj takojnë dikë që “bën të vështirin”, dëshira e tyre për seks do zhduket më shpejtë seç mbaron kjo fjali. (U zhduk)

4.Shigjetari (22 nëntor- 21 dhjetor)

Shigjetari flirtues e pëlqen një natë pa përgjegjësi dhe si një shenjë zjarri, i pëlqen dhe shumëllojshmëria. Më shumë se çdo shenjë tjetër, i pëlqen dhe rrëmuja në dhomën e gjumit. Por nga ana tjetër, ndonjëherë mund të kenë frikë më shumë seç duhet nga përkushtimi, në të gjitha aspektet e jetës. Megjitahtë një nate pasionante nuk i thonë jo.

3.Dashi (21 Mars- 19 prill)

Dashi udhëhiqet nga planeti Mars dhe ky i fundit udhëheq dhe dëshirën e tij për seks, kështu që bëjini vetë llogarinë. Dashi dashuron që të joshë dhe të jetë protagonisti në lidhjen që të çon tek seksi gati sa dashuron vetë aktin. Gati!

2.Demi (20 prill- 20 maj)

Demi sensual e pëlqen prekjen fizike dhe kënaqësinë e të gjitha llojeve, kështu që nuk duhet të surpriozohemi që është në këtë pozicion në listë. Dhe pasi e realizon dëshirën, Demi është shenja që ka më shumë gjasa se të tjerat që mbrapa të të dhurojë dhe përkëdhelje.

1.Akrepi (22 tetor- 21 nëntor)

Akrepat joshës janë të famshëm për dëshirën për seks, që vjen nga nevoja e tyre për aventurë dhe intimitet. Nuk është thjesht një lojë për ta gjithsesi. Akrepat janë shumë përzgjedhës kur vjen puna tek partnerët dhe kanë standarte të larta, që do të thotë se vetëm “VIP”-at e listës së tyre mund ta shikojnë anën e tyre më të egër.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.