Kryesore

Humbi të atin, rrëfimi prekës i moderatores Sako: Nuk e kam parë kurrë veten më keq

10:33 - 11.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Hygerta Sako e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ rrëfeu periudhën e vështirë që kaloi pasi humbi të atin, i cili u nda nga jeta më 9 Mars.




Moderatorja u shpreh se nuk e ka parë veten kurrë më keq dhe ishte një moment shumë i vështirë në jetën e saj, teksa shtoi se u zbulua dhe rasti i parë me koronavirus dhe ndodhi dhe izolimi.

“S’e kam parë veten më keq se kaq. Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time dhe pikërisht pas humbjes së babait, ndodh që ishte dhe rasti i parë me Koronavirus dhe ndodhi izolimi.

Mendo në ato momente aq të vështira, të detyrohesh edhe të mbyllesh në shtëpi, të mos kesh mundësi të dalësh, të mos kesh mundësi të presësh njerëz sepse ne jemi shqiptar dhe në këto lloj momentesh ne i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, kemi zakone vërtetë të forta. U detyruam ta kalonim këtë periudhë vërtetë të vështirë pa njerëz”, është shprehur Hygerta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.