LIFE STYLE

Një “Lobby” për gratë e botës në kohë Covidi…

17:59 - 11.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithçka është e mundur. Mjafton një klikim në Lobby. Aty do iu shfaqet një platformë. Është unike. Ka formën e rrjeteve të sociale. Në të gjenden gra, gra suksesi, karriere, tentativash e të gjitha ata që duan, jo vetëm të guxojnë por edhe të lundrojnë. Të jenë aty për të parë, kuptuar, vepruar e bashkëpunuar. Vetëm në Lobby gjenden gra që kanë ç`të ndajnë, të frymëzojnë e të mundësojnë lobimin për ato që i ndjekin.




Por Lobby, platëforma më e re ka fokus ndërtimin e një biznesi. Aty gjenden shembuj, mundësira, njerëz real që ndajnë me ju dhe jgithë botën përvojat e tyre. Miqësitë mes grave të forta që shkëmbejnë eksperienca, madje në një rrafsh thuajse të njëjtë me platëformat gjigande.

Ideimi, hartimi e themelimi mbajnë një emër të njohur për gratë, burrat, të rinj e të reja nga i gjithë globi.

92811010_576952953257129_4834071307526078464_n 92926218_831365587358446_1366274073755123712_n
<
>

Është e para sërish, siç ishe e para edhe në thuajse gjithçka unike që i prezantoi botës. Mirela Sula është themeluesja Global Women Lobby, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që themelon një platëformë sociale në internet në të cilën secili mund të hapë dhe përdorë llogarinë e vet. Ndoshta është një akt i ëndërrt që një shqiptare, e vetme, pa qenë në bashkëpunim me asnjë mjeshtër kompjuteri dhe as duke patur nevojën e ndonjë komunikimi siç ndodhi 16 vite me parë me ideimin e Fazebook, Lobby është dritarja më e re e komunikimin në rrafshin social.

I sapo krijuar, Lobby është një vend i sigurt për gratë që të flasin dhe të bëjnë biznes. Është burim i vlefshëm për gratë që duan të mësojnë, ndajnë, angazhohen dhe kanë dëshirën të bëjnë biznes. Po ashtu në këtë rrjet social gratë do të gjejnë lidhje të dobishme për ecjen e tyre pasi aty do të hasen edhe personat real të suksesit. Lobby është rrjeti global i klubit të grave dhe në këtë aplikacion social gjendet kjo platformë e rrallë dhe mjaft e lehtë për tu përdorur për secilin prej jush.

Kush e ka të lehtë ta realizojë shkarkimin në mjetet  e veta të komunikimit, ashtu siç shkarkohet dhe aplikohet në çdo rrjet tjetër social dhe menjëherë do të jetë para një mori personash konkret që kanë çfarë të japin dhe të komunikojnë. Mbi të gjitha është një rrafsh social në të cilin gjenden më së shumti gra, ato gra që në fakt përbëjnë edhe gjysmën më të mirë të kësaj bote.

Përkushtimi, eksperienca dhe profesionalizmi i Mireal Sulës tashmë shihet edhe në një tjetër fushë, atje ku guxohet pak viseve tona. Mirela bën realitet ndoshta ëndërrën e mijëra njerëzve që nuk munden dot ta realizonin. Në kohën kur Covidi gjunjëzon gjithë rruzullin e 5G pushton rruzullin Mirela Sula me Lobby-n  e vet është një dritë në fund të tunelit se jeta vazhdon e madje me projekte gjigande, aq sa është edhe Globi!

https://lobby.globalwomanclub.com/?fbclid=IwAR0c-Jv5sE8TOIt-UPqlfVB0xL988aoFl_PTvpPjRgphaU5TRm8lnFYbvMo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.