Horoskopi

Izolimi dhe shenjat e zodiakut… Si reagojnë shenjat e zodiakut në Izolim?

12:15 - 12.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke marrë parasysh periudhën  që po kalon njerëzimi për shkak të izolimit të detyrueshëm në shtëpi që po jeton ashtu si shteti ynë, aq edhe shtetet e tjera të planetit, do kishte interes të qasnim psikologjinë, sjelljen dhe reagimet tona në kushtet e reja dhe fenomenin e pazakontë (për ditët e tona) të izolimit.




Kuptohet, sigurisht, se askujt nga ne nuk i pëlqejnë kufizimet dhe ndalimet e detyrueshme të qarkullimit. Ndërkohë, aftësia e secilit për tu përshtatur pasi dhe reagimet tona varjojnë sipas pozicionit të Diellit tonë në shenjën e zodiakut ose ndryshe, ashtu janë mësuar të thonë shumica, sipas shenjës tonë!

Dashi

Dashiështë një shenjë mjaft liberale, e pavarur dhe mbilevizshme.Kërkon vazhdimisht aksion, lëvizjen dhe adventurat.Gjithashtu, shquhet për egoizmin e tij dhe sjelljen e tij gati të përhershme “gati për luftë”.E vërteta është se kushtet e izolimit ju shkaktojnë nervozizëm dhe acarim.Ndihet si i burgosur dhe orë-orë ndjen nevojë të gjuajë ose të thyejë c’farë gjen para vetes. Asfiksim brenda ditës de ndjen sikur mërzitet. Vështirësohet të durojë faktin se një “dorë e padukshme” por I tregon sesi të jetojë (nëse do e gjente, do ta thyente dhe atë). I mungojnë ushtrimet, gjimnastika, lëvizjet, shëtitjet, seksi dhe gjuajtja e presë së tij të ardhshme.Gjatë periudhave ka nerva dhe u bërtet njerëzve të tij por i kalon shpejtë zemërimi. Për të mos u ndjerë i izoluar, përpiqet të ushtrohet brenda në shtëpi dhe del përditë nga pak jashtë…sepse beson se ndryshe do të cmëndet. Shpesh, zgjedh të rrezikojë dhe del pa dërguar paraprakisht mesazh për leje dalje. Ose dhe nëse dërgon, pasi si natyrëështë impulsive, arsyeja e lëvizjes që do të zgjedhë shumivë e herëve nuk do të jetë e sakta…nga nxitimi.Dashi përjeton jashtëzakonisht vështirë izolimin dhe mezi pret (më shumë ndoshta nga shenjat e tjera të zodiakut) për kthimin në normalitet.

Demi

Këtu kemi të bëjmë me një shenjë të durueshme por edhe të qëndrueshme.Nuk i duron ndryshimet dhe izolimi është një situatë që ka ndryshuar në mënyrë drastike përditshmërinë e tij.Si pasojë, i mungojnë dhe zakonet e tij, shëtitjet dhe kafetë me shoqërinë e tij, vëndet që frekuenton, blerjet dhe natyra. Atëher, ndjen melankoli por sepse është praktik, i llogjikshëm dhe i duruar… nuk ankohet lehtë… sepse e di se c’farë po bëhet, po bëhet për të mirën e përbashkët! Gjithashtu, si person karakterizohet nga një system i fortë vlerash morale dhe parimesh, gjë që do të thotë se c’do thyerje e mundshme e masave tëizolimit  mendohet si një vepër e pamoralshme për të, si mungesë respekti ndaj njerëzve të tij dhe në përgjithësi të rrethit të tij të afërt. Por, si e kalon tani që po qëndron në shtëpi ora e tij? Po sigurisht duke ngrënë pa pushim! Vazhdimisht dicka përtyp! Gjithashtu, e mbush vaskën me ujë, i hedh vajrat terapeutike, kënaq ndjesitë e tij dhe shijon relaksimin fizik, duke krijuar kështu një qëndër relaksi dhe kujdesi për trupin, të improvizuar në shtëpi. Kur del jashtë, dërgon gjithnjë mesazh duke iu referuar arsyjes së vërtetë të lëvizjes së tij…sepse është dhe filantropik nga ana tjetër dhe nuk do të rrezikonte të paguajë 150€ pa asnjë arsyje!

Binjakët

Për Binjakët e palëvizshëm, c’farë të thotë njeri tani?Binjakët e duan komunikimin, shoqëritë, udhëtimet e afërta, lëvizjet, mjetet e transportit, drejtimin e mjetit, shumllojshmërinë dhe ndryshimet. E vërteta është se vyshket brenda shtëpisë. I mungojnë shokët dhe të afërmit e tij, flirtimi, bisedat, shakatë, të qëshurat dhe drejtimi i makinës.Por, është ndoshta shenja më e gjithëanshme e zodiakut.Kështu, arrin, si përfundim, me shumë lehtësi të përshtatet në të dhënat e reja.Flet vazhdimisht në telefon dhe komunikon me shumë njerëz nëpërmjet viber dhe Messenger.Për më tepër, video-thirrjet dhe mesazhet zanore shkojnë e vijnë.Aa, dhe shumë flirt! Sepse është një shenjë paksa e tinëzar, mundet t’u bëjë dhe vizita shokëve apo të njohurve duke dërguar mesazh dhe përdorur arsyje të pavërtetë për të lëvizur (për shëmbull ofrim ndihme të varfërve). Dhe sepse një Binjak është i “biri djallit”, dhe për kontroll po ta ndalojnë … të jeni të sigurtë se s’do të marrë gjobë! Do jetë kujdesur të ketë me vete një qese me ushqime për t’u provuar Organeve përkatëse se vërtet po ofron ndihmë njerëzore. Një Binjak është fiks ajo që themi “të jep ujë në shoshë”!

Gaforrja

Gaforret e shkreta dhe të ndjeshme kanë rënë në depression që kur filloi izolimi.Ndjejnë nostalgji për ditët e normalitetit, ku shikonin përditë familjen e tyre dhe në përgjithësi njerëzit e tyre.Fundja, një element që i karakterizon personalitetin e tyre është ngjitja fiksuese me të kaluarën.Në realitet, i besdis mungesa e personave të dashur nga jeta tyre. Nëse do i kishit pranë, nuk do të kishin apsolutisht asnjë problem me izolimin, pasi nga natyra janë shtëpiakë. E duan shtëpinë e tyre dhe dinë të kalojnë mirëbrenda saj. Por, e urrejnë vetminë.Nëse qëndrojnë vetëm dhe nuk kanë pranë dikë që të kujdesen dhe trajtojnë, cmënden.Nëse bashkëjetojnë me persona të dashur, shijojnë ngrohtësinë e shtëpisë dhe ngrohtësinë familjare. Dhe sigurisht, gatuajnë pothuajse gjithë ditën për të kënaqur të dashurit e tyre! Vetëm se u mungon deti, vëndlindja e tyre dhe fshati (nëse kanë). Dhe sigurisht mërziten për këtë jetesë të vështirë që po kalon shteti tyre…pasi janë patriot nga djepi! Për më tepër, shqetësohen dhe për më pas…u krijon pasiguri mundësia e shëmbjes së sistemit ekonomik botëror! Kur dalin jashtë, e kanë dërguar paraprakisht mesazhin e duhur, sepse janë pak frikacakë dhe për ktë preferojnë të zbatojnë ligjin.

Luani

Këtu kemi të bëjmë me një mbret të xhunglës dhe mbret të shenjave të zodiakut! Flasim për një person të gëzuar, bujar, kreativ, udhëheqës, arrogant dhe narcist! Nuk mundet të kuptojë sesi guxuan disa ta mbyllin në “kafaz” pa e pyetur fillimisht.Sigurisht që e besdis izolimi, pasi nuk mundet të argëtohet si një fëmijë i vogël. Përditshmëria e tij ndryshon! Ikën klubet, restorantet e shtrenjta, teatret, pushimet dhe flirtet! Fakti që nuk shikon njerëz, sjell si rezultat të dëgjojë më pak komplimenta tashmë. Dhe kjo e vret! Eshtë një traumë për vetë-vlerësimin dhe narcizmin e tyre.Gjithashtu, izolimi u heq të drejtën për të qerasur njerëzit e tij, të qeshë me ta, të vishet bukur dhe të dalë jashtë për të impresionuar popullsinë. Për më tepër, nuk mundet më të as të merret me hobit e tij dhe ndjen sikur nuk mund të jetë as produktiv mësa më parë. Brenda në shtëpi, shikon filma, dëgjon muzikë dhe ndonjëherë vishet dhe kujdeset për veten, edhe pse e di që ska për të shkuar në ndonjë pritje grand gala.Dëshiron të vazhdojë të ndjejërrjetëzimin social. Nëse ka fëmijë, do të kalonë mjaft kohë me ta brenda shtëpisë dhe do të shijojë shoqërinë e tyre. Madje, nuk përjashtohet të bëhen dhe ata vetë fëmijë…duke luajtur lojra të ndryshme. Me shumë mundësi do të hedhë në rrjetet sociale 3-4 fotografi me fëtyrën e tij, duke pritur pa durim t’i bëjnë like. Mund të dalë jashtë pa dërguar mesazh dhe nëse e ndalojnë për kontroll, do të shikojë në mënyrë autoritare policing, duke e bërë të ndihet keq që guxoi për ta kontrolluar.

Virgjëresha

Kjo shenjë specifike mishëron rregullin, organizimin, programizimin, frikën për të mos u sëmurur dhe detyrimet shpirtërore. E do punën, ofrimin, shëndetin, higjienën dhe pastërtinë. Kështu, pranon masën e izolimit pasi ka hall mos sëmuret. Akoma dhe brenda në shtëpi përdor vazhdimisht antibakterial dhe lan vazhdimisht duart e tij me sapun. Me siguri, grindet pasi nga kjo situatë kërcënohet deri e mira e cmuar e shëndetit.Nganjëherë, pëson dhe kriza.Nuk mërzitet vecanërisht që nuk sheh njerëz.Përkundrazi, e preferon këtë karantinim sepse kështu pakësohet c’do mundësi për të ngjitur ndonjë virus.Duke qëndruar në shtëpi, kalon kohën e saj/tij kryesisht duke punuar dhe pastruar ambjentin e tyre. Për më tepër, nëse ka ndonjë kafshë shtëpiake, do t’i dedikojë shumë kohë dhe energji. Kujdeset për të dhe e trajton mirë se të jetë shok i ngushtë. Personi që bën pjesë në shenjën e Virgjëreshës komunikon në telefon me rrethin e tij social, duke i kritikuar ashpër të gjithë dhe duke u përpjekur ti bindë gjithë të njohurit të kujdesen dhe të mos qarkullojnë jashtë. Del jashtë vetëm për nevojat e kafshës së tij! Për më tepër, del jashtë kur ka nevojë të shkojë të farmaci, në super market ose ndonjë shërbim tjetër public për të rregulluar ndonjë cështje dokumentash. Gjithashtu, me shumë mundësi nuk do dilte farë jashtë, pa qënë nevoja fare të lajmërojnë shtetin. Nëse dhe motivi i tyre është “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, preferon të ushtrohet brenda shtëpisë.

Peshorja

Social, i ngrohtë, elegant, i sjellshëm, diplomat dhe shumë korrekt politikisht.Peshorja beson se masa e izolimit ështëe drejtë dhe e saktë, përderisa zbatohet për të gjithë dhe për ruajtjen e shëndetit public. Fillimisht, vështirësohet të vendosi nëse është dakort me izolimin apo jo. Por duke peshuar gjërat dhe duke kontrolluar të gjitha anët e cështjes, kupton se ndoshta kyështë vendimi më i mirë i mundshëmqë do mundej të merrte shteti. E vetja e keqe në të gjithë këtëështë kufizimi social që detyrimisht po kërkohet. Peshorja e urren vetminë dhe do të ketë vazhdimisht njerëz pranë. Nëse nuk jeton vetëm dhe bashkëjeton, do të përshtatet më lehtë me izolimin. Vecanërisht nëse bashkëjeton me partnerin, kjo fazëështë më e mira pr të, pasi po shijon madhështinë e partneritetit. Por, nëse qëndorn vetëm, të gjitha frikët dhe pasiguritë e tij do të shfaqen. E përdor vazhdimisht telefonin e tij dhe rrjetet sociale për të komunikuar me partnerin, shokët e tij të ngushtë dhe familjen sigurisht…dëri në atë pikësa mund të bëhet pa dashjen e tij, presionues dhe ngarkues për të tjerët. Duke qëndruar në shtëpi kalon kohën e tij, duke lëvizur mobiljet dhe ndryshur në përgjithësi arredimin. Për më tepër, futet në faqe internet lifestyle dhe informohet nga ana sociale. Gjithashtu, provon rroba të reja, shikohet në pasqyrë, kujdeset për veten sa më shumë mundet dhe në përgjithësi, merret me paraqitjen e tij, e cila në asnjë rast nuk do donte ta lërë pasdore për shkak të izolimit. Tek tuk del jashtë…gjithnjë ligjërisht ama! Atëher, sipas rregullave dërgon mesazh (pasi dhe vuan nga sindroma e “fëmijes së mirë”) dhe del vazhdimisht bashkë me njëperson sepse nuk i pëlqen vetmia. Shpesh shkon për hecje ose deri në farmaci apo në supermarket për të blerë produkte make up-i dhe kujdesjeje.

Akrepi

Këtu kemi të bëjmë me një person pasionant, mbi-seksual, të mbyllur, të vetmuar, misterijoz, sentimental por njekohësisht të vendosur dhe përbrënda të fortë. Karakterizohet nga një instikt mbijetese vecanërisht të zhvilluar ndaj dhe i pranon masat e izolimit…sepse është i lindur survivor! Nga ana tjetër, përjeton përplasje të brëndshme, e intrigon rreziku dhe e cmënd ndjesia e të ndaluarës. Kështu, tek tuk i kalon mendja të shkelërregullat , duke dalë fshehurazi dhe pa dërguar mesazh. Nëse qëndron vetëm, për shkak të karantinës fillon gradualisht të mendojë seksin dhe tëpërfshihen në iimpulse dhe dëshira.Prandaj, shfryhet duke parë filma me përmbajtje erotike, ose me seks telefonik apo në internet.Në shumë raste madje, tregon se nuk ka nevojë për të gjitha kto për të kryer akte vetë-erotike. I mjafton imagjinata! Nëse bashkjeton me partnerin e tij, kërkon vazhdimisht akte seksuale deri në atë pikësa partneri i tij të fillojë të ndihet i rraskapitur. Në përgjithësi, Akrepi gjen mënyra të ndryshme (vecse seksit) për të kaluar mirëbrenda shtëpisë. Lexon libra argëtuese dhe artikuj në lidhje me metafizikën apo shikon thriller dhe filma policorë ose filma misteresh.Shpesh, hyn në procedurë për të analizuar vetveten, duke u përpjekur të zbulojë anë më të thella të vetes së tij pasi dhe argumentat e vete sjelljes së tij.Në vija të përgjithshme, dërgon mesazh para se të dalë jashtë, sepse nuk do donte të falë 150€ askujt, nëse nuk ekziston asnjë arsyje serjoze. Ndërkohë, sepse bëhet fjalë për një shenjë tinëzare dhe shumë e zgjuar (si Binjakët), arsyeja e lëvizjes që do të deklarojë s’do jetë gjithmonë e vërtetë. Dhe sigurisht nëse ka parashikuar se c’farë do të thotë ose c’farë do të tregojë në rast kontrolli nga policia. Jashtë do të dilte kryesisht nëse do arrinte në limitet e tij (për sab ëhet fjalë durimit të tij) dhe i jepej mundësia të bënte seks. Fundja, i pëlqen të jetojë rreziku dhe të jetojë në adrenalinë. Pikërisht për këtë arsyje, disa herë- ashtu si dhe u përmend- nuk do ta dërgontë mesazh…keshtu si për prapësi!

Shigjetari

Shigjetari është një shenjë e pavarur, liberale, impulsive, rebele, të zellshëm, filozofë, adventurierë dhe të sinqertë, që kërkon shumëllojshmërinë dhe dashuron natyrën, udhëtimet, dijen dhe atletizmin.Izolimi sigurisht që e besdis Shigjetarin që kërkon vazhdimisht eksperienca të reja. Për këtë kryesisht sepse nuk do me asnjë t’i mohohen eksperienca, udhëtimet, ndjenja e lirisë që do t’i ofrojë natyra dhe dija që do të marrë nga kontakti dhe takimet me persona të tjerë. Por, fatmirësisht, bëhet fjalë për një shenjë fleksibël dhe shenjat fleksibël- si njihet- shquhen për përshtatjen e tyre dhe përputhshmërinë. Atëher, kështu, Shigjetari si përfundim do të ambjentohet në izolim. Duke qëndruar në shtëpi do të bëjë gjimnastikë, do të lëxojë libra, shkruajë, filozofojë rreth jetës dhe do të studjojë koncepte të ndryshme të vështira për tu kuptuar. Nëse bashkëjeton me persona të tjerë, nuk përjashtohet të përjetojë fërkime me ta për shkak të sinqeritetit dhe drejtësisë së tyre, të cilat ndonjë herë shprehen në mënyrë shumë të ashpër dhe të prerë. Nëse qëndron vetëm, ndikohet, por ndihet i lirë dhe merret me aktivitete që i ofrojnë lumturi, për të harruar mbylljen e tij! Del c’do ditë jashtë por sepse është tip karakteri i lirë, shumicën e herëve nuk do ta lajmërojë shtetin për ktë. Fundja adventurat janë natyra e tyre e dytë. Dhe sepse është fatlum që nga djepi, më shumë mundësi është të shpëtojë gjobën! Arsyjet për të cilat zgjedh për të dalë jashtë(pavarësisht izolimit) ka të bëjnë kryesisht me aktivitetin fizik, që do t’i fali mirëqënie por edhe një paraqitje më të re dhe gjëndje fizike.

Bricjapi

Këtu kemi të bëjmë me një shenjë vecanërisht të pjekur, të përgjegjshme, serjoze, llogjike, praktike dhe me këmbë në tokë! Bricjapi i do strukturat sociale, rregullat, hierakitë dhe është shumë i disiplinuar! Kështu, pranon automatikisht dhe me një lehtësi karakteristike masat kufizuese të izolimit që ka vendosur shteti.Qartazi nuk dëshiron që të preket ai vete me virusin, kështu që nuk do të sillej në asnjë moment në mënyrë të papërgjegjshme duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve të tij si dhe të tërësisë më të gjërë sociale.Fusha e vetme që e shqetëson (përshkak të karantinës) ështëajo profesionale. Më saktë, stresohet për karrierën e tij dhe ka frike mos nuk ia del të zhvillohet profesionalisht për shkak të situatës aktuale. Për më tepër, e streson dhe i krijon mendime…ajo më pas! Shqetësohet mos ndoshta përjetojmë një krizë ekonomike, fakt që do të sjellë shumë pasoja negative. Brenda shtëpisë së tij, bashkëjeton me njerëzit e tij, duke zbatuar rregullat! Ndërkohë, bëhet vecanërisht i rreptë dhe kur vëren se rregullat nuk respektohen nga të gjithë! Në rast se jeton vetëm, nuk besdiset shumë nga izolimi. Nuk e besdis as vetmia…nuk i mungojnë vecanërisht daljet pa arsyje apo shëtitjet, pasi sido që të jetë i konsideronte humbje kohe! Madje, e sheh izolimin si një mundësi për tu riorganizuar dhe të ripërcaktojë nga e para synimet e tij social apo profesional dhe të organizojë një plan veprimi.Del jashtë shumë herë për arsyje profesionale ose për të mbrojtur njerëzit e varfër që kanë nevojë për ndihmë…gjithmonë duke dërguar një mesazh. Nuk luajmë me kto! Jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe vec kësaj, nuk është koha për shpenzime tëkota!

Ujori

Kjo është një situatë e vështirë, ndaj le t’i marrim gjërat nga e para! Si fillim, kemi të bëjmë me një njeri shumë inteligjent, përparimtar, kolektiv, liberal, të pavarur, përshtatshëm dhe egocentrik! Ka probleme politike dhe sociale, është njerëzor dhe e konsideron shoqërinë si një nga fushat më të rëndësishme…nëse jo më të rëndësishmen! Ndërkohë, shumë e quajnë“revolucionar pa arsyje”! Eshtë ama?E vërteta është se Ujori është i mendimeve të forta, pohues, urren konvencionalitetin, nuk i pëlqen sistemi, i vendosur dhe nuk mundet të përshtatet dhe as të vendoset në rregull. Gjithashtu, pavarësia është vetë “oksigjeni” i tij! Masat shtetërore që lidhen me izolimin me shumë gjasa i ka kuptuar keq! Edhe ka ndërgjegjje shoqërore dhe i intereson të jenë të gjithë mirë nga ana shëndetësore, por beson se të gjithë kjo po ndodh për tëna zgjedhë! Konsideron se pas c’do përhapje që ka marrë tema e coronavirusit, fshihen qëllimet politike dhe planet tinëzare të pak njerëzve që kanë pushtet dhe përcaktojnë me vendimet e tyre fatin e njerëzimit. Mbron në mënyrë të vendosur se karantina po përgatit një rradhë të re të gjërave, gjatë së cilës do të punojmë nga shtëpia pothuajse të gjithë ne, duke u shërbyer në dijeninë tonë interesave ekonomike sa të pundhënësve tonë dhe aty që komandojnë në këtë botë. Atëher, sipas mendimit, dhe sipas qëndrimit të tij revolucionat dhe të mënyrës së mendimit të tij për jetesën, mohon të përshtatet me masat e izolimit. Del zakonisht c’do ditë jashtë pa patur dërguar mesazh, pasi shpesh del nga shtëpia për të takuar e shokët e tij apo persona me ide të përbashkëta, ose të dalë thjesht për të treguar mënyrën e tij të reagimit. Kur qëndron në shtëpi (ose jeton vetëm ose jo) e kalon kohën duke qëndruar në internet, duke lëxuar artikuj të vecantë dhe libra që përshkruaj dhe analizojnë skenare vrasjesh, bashkpunimesh, duke komunikuar me shokët e tij (kryesisht në mënyrë elektronike) dhe duke hedhur postime në rrjete sociale (më shumë me përmbajtje politike)…që shokojnë ndjekësit e tij dhe shkaktojnë reagime të shumta. Do thoja se mundësisht i shkon më shumë të qëndrojë vetëm. Por, nëse bashkëjeton, ka një mënyrë të vecantë të cmendë njerëzit e tij me mendimet që ka, egocentrizmin, lëvizjet dhe ftohtësinë që përcjell padashje.

Peshqit

Akoma një situatë e zorshme por për arsyje të ndryshme! Personi qëështë në shenjën e Peshqëve është sentimental, zemërgjërë, romantik, art-dashës, idealist, i mëshirshëm dhe intuitive. Në të njëjtën kohë, është vazhdimisht i ngatërruar, i paorganizuar dhe tmerrësisht i hutuar! Si një shenjë fleksible, përshtatet me lëhtësi në izolim.Mërzitet, por, për të pastrehët, dhe në përgjithësi për bashkqytetarët e tij që jetojnë në qiell të hapur.Gjithashtu, i mungon teatri, ekspozitat e veprave të artit dhe deti.Sepse Peshk është nga natyra, dhe nuk ka frikë të qëndrojë i vetëm në shtëpi.Nëse nuk bashkjeton, shijon vetminë e tij duke vizatuar, dëgjuar muzikë, duke parë filma fantashkencë, duke luajtur lojra në kompjuter dhe duke pirë shumë alkool! Nëse bashkjeton me persona të tjerë, me shumë gjasa do të mbyllet për orë të tëra në dhomën e tij dhe njerëzit e shtëpisë do ta konsiderojnë në botën e ij. E cuditshmja është se ndërkohë që ka humorin dhe dëshirën e mirë të ndjekë ligjin, shumicën e herëvedel jashtë pa dërguar mesazh më parë.Dhe kjo ndodh sepse është harraq dhe shumë i hutuar. Ai bashkë me Dashin dhe Ujori kanë shumë mundësi të marrin gjobë (sigurisht që për arsyje të ndryshme secili)! Si përfundim, arsyjet për të cilat do të diltë jashtë një Peshk (pavarësisht karantinës) do të ishtë kryesisht për të ndihmuar të pastrehët por edhe për të parë detin, qiellin, retë, ndërtesat, të gjitha që i zhvillojnë imagjinatën dhe i sjellin në sipërfaqje frymëzimet e tij. Përvec kësaj, qyteti i shkretëtuar e intrigon… i nxjerr dicka jashtë normales, që i kujton skenaret e filmave!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.