Horoskopi

Horoskopi i datës 14 Prill 2020

06:00 - 14.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jeni me moralin përtokë dhe keni nevojë për pushim. Pavarësisht kësaj dashuria dhe emocionet do të jenë pozitive. Probleme parashikohen për gjithë ata që po jetojnë dy histori paralele. Puna do të ecë pozitivisht, ku do të përballeni me disa mundësi më shumë.

Bëjini gjërat me radhë dhe mos u stresoni shumë. Ky është një moment shumë i mirë për të marrë vendime nga pikëpamja emocionale. Nëse një histori po funksionon, mund të bëni projekte bashkë. Në punë, diçka do të zhbllokohet.

Nëse keni probleme në raportin në çift në këtë moment do të zgjidhen, mjaft që të mos keni shkuar në limite. Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ku mund t’iu përkushtoheni projekteve dhe të nxirrni në pah gjithë sa nuk funksionon.

Emocionet do të jenë disi të komplikuara dhe nën ritmin e duhur. Mund të jeni përballur me probleme dhe zënka, të cilat duhet ti lini pas shpine. Në punë është mirë që momentalisht të shmangni ndryshimet.

Në dashuri duhet të merrni më shumë kohë për të reflektuar si dhe të shmangni vendimet e nxituara. Mund të ndryshoni ide, lidhur me një projekt apo raport në çift. Në sferën profesionale dhe ekonomike, ky nuk është momenti i duhur për të shpenzuar.

Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për dashurinë dhe ndjenjat. Komplikime mund të ndodhin në fundjavë, ku çiftet në krizë mund të kenë më shumë probleme. Në punë, asgjë nuk do të jetë e thjeshtë, ndaj përkushtohuni më shumë për të zgjidhur disa probleme.

 

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, ndaj qëndroni larg debateve, në mënyrë që të mos përkeqësoni situatën. Në punë, mbani parasysh që të bëni nga një gjë me radhë, pa u rrëmbyer. Keni nisur tashmë që të merrni vendime me rëndësi.

Në dashuri kriza e jetuar prej disa muajsh më në fund ka kaluar dhe gjërat po ecin gjithnjë e më mirë. Së fundmi jeni përballur me një sërë ndryshime, të cilat do të sistemohen shumë shpejt.

 

Hëna favorizon raportet. Kontaktet me të tjerët do të jenë mjaft pozitive, ku do të ketë zhvillime premtuese. Në punë, diçka do të rinisë.

Hëna favorizon emocionet dhe dashurinë, por duhet të kuptoni nëse personi që keni në krahë është i duhuri, shkruan noa.al. Edhe puna, do të ecë më së miri.

Në dashuri duhet kujdes, pavarësisht se dita parashikohet mjaft pozitive. Periudha në vijim do të jetë mjaft e ngarkuar. Tensione do të ketë edhe në sferat e tjera të jetës, ku do inatoseni shumë shpejtë.

 

Duhet të keni kurajo për të rimarrë në dorë jetën tuaj dhe për t’ia nisur nga e para. Ju pret një ditë e ngarkuar me nervozizëm, ndaj mundohuni të mos bëni shumë gjëra dhe të gjeni kohë për tu çlodhur. Në punë duhet të tregoni vëmendje maksimale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.