Horoskopi

Horoskopi i datës 16 prill 2020

06:00 - 16.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ju pret një ditë mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit pozitiv të yjeve. Duhet të përvishni mëngët, por mundohuni që të mos merrni të mirëqenë gjithçka që ndodh, sidomos në punë. Mbajini sytë hapur.

E enjtja do të jetë një ditë gjatë së cilës do të ndiheni shumë të vendosur dhe do të fokusoheni vetëm në punë. Përfitoni nga kreativiteti që ju sjell Neptuni.

Mundohuni që të përfitoni nga prania e Venusit në shenjën tuaj, për tu angazhuar më shumë në dashuri, duke qenë se e keni lënë pas dore kohëve të fundit. Është momenti i rikuperimit.

Mund të ndiheni disi nën presion gjatë këtyre ditëve, për shkak të ngarkesës në punë. Ka ardhur kohë që të vlerësoheni për meritat tuaja, ndaj mos hiqni dorë.

Planetet do të jenë në anën tuaj duke ju mbështetur dhe do të ndiheni të karikuar me energji. Duhet të bëni kujdes ndaj ndikimit të Uranit, pasi mund ta gjeni veten shumë posesiv.

Tregoni kujdes ndaj asaj që doni dhe përcaktoni mirë objektivat tuaja në punë. Nga ana tjetër mos lini pas dore dashurinë, e cila do ju bëjë që të ndiheni mirë.

 

Mund të ndiheni nën humor gjatë kësaj dite dhe rrezikoni që të lini mënjanë çdo gjë që ju shqetësoni. Vetëm kështu do të gjeni qetësinë tuaj.

Mund të merrni disa përgjigje të cilat i kërkoni prej kohësh, por bëni kujdes që të mos e teproni me debate, sidomos mes miqsh.

 

Edhe pse mund të keni ndonjë dyshim, përkushtohuni shumë në punë dhe bëni kujdes në dashuri, pasi mund ta keni lënë pas dore, shkruan noa.al. Sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorizuar.

Në sajë të ndikimit të Hënës tek të lindurit e shenjës së virgjëreshës, do të arrini që të përqendroheni maksimalisht në çdo synim tuajin. Më në fund yjet ju buzëqeshin.

Mundohuni që t’i përkushtoheni më shumë partnerit tuaj, sidomos nëse gjatë kësaj periudhe keni pasur momente krize dhe debatesh. Kjo ditë premton rikuperim.

 

Ju pret një ditë pozitive, ku Hëna dhe Neptuni do të kenë ndikim të favorshëm. Mundohuni që t’i merrni më të mirën ditës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.