Kryesore

Ermal Mamaqi mesazh motivues për qytetarët: Shumë shqiptarë do kthehen, do ketë më pak vende pune, është momenti të lësh divanin

09:26 - 20.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermal Mamaqi këtë herë ka lënë mënjëanë humorin , dhe ka dhënë një mesazh motivues qytetarëve të cilët këto ditë ndodhen në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19.




Në mesazhin e tij, Ermali shprehet se gjërat do përkeqësohen dy vitet në vijim për shkak të situatës që ka krijuar përhapja e COVID-19, prandaj u bën thirrje qytetarëve që të fillojnë të përmirësojnë veten.

“20 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës dhe papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982. Kjo do ndodhë në të gjithë botën, do ndodhë në Shqipëri, në Europë, shumë shqiptarë do kthehen në Shqipëri. Do ketë më pak vende pune, por do ketë më shumë nevojë për njerëz që vlejnë. Duhet të mësosh si ta masterizosh veten në profesionin që bën. Duhet të fillosh përmirësimin dhe të bëhesh më i mirë se ç’ishte.

Mos e mbush kohën me televizor, Instagram, Facebook e kështu gjërash, por mbushe kohën duke lexuar. Nëse lexon 1 libër në javë, ke lexuar 50 libra në vit. Nëse ke lexuar 50 libra në vit, ke lexuar 500 libra në 10 vjet. Çfarë njeriu do jesh nëse ke lexuar 500 libra? Mund të bëhesh një njeri i jashtëzakonshëm! Jo përralla e romane, po libra që të bëjnë profesionist! Nëse lexon 5 libra të profesionit tënd, ke dijen e barabartë me një doktor të atij profesioni. Fike telefonin, televizorin, shko në një dhomë dhe qëndro 1 orë vetëm. Mbyll sytë dhe përqëndrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Kjo është dhurata më e madhe që mund të bësh vetes tënde, familjes, biznesit tënd, shoqërisë, shtetit, planetit. Në atë orë do kesh mundësinë që vetja të flasë dhe pas asaj ore do të vinë ide shumë të mira”, tregon Ermali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.