


Gazetari Alfred Lela i dhunuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar në rrjetin tij social ‘Facebook’ shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një gjë të tillë.
Lela ndër të tjera, shtoj se do të çojë çështjen në gjykatë.
STATUSI I PLOTE
Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.
Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.
<
►
>
Shfaq Komentet (0)