Kryesore

Si të bëjmë pushime verore të rehatshme me fëmijët e vegjël?

13:27 - 15.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Vera ka ardhur tanimë dhe po projektoni të bëni pushime.

Për ju që keni fëmijë të vegjël dhe ndonjëherë nguroni, ne do t’iu japim disa ide se si mund të bëni pushime të rehatshme me fëmijë të vegjël.

Shumë udhëtime të gjata na lodhin shumë, e më tepër fëmijët, kështu që mirë është të mos largoheni domosdoshmërisht nga vendi.

Mjaftojnë vetëm disa truke për të kaluar disa ditë pushimi në paqe edhe me një fëmijë të vogël. Mund të jetë e komplikuar, por jo e pamundur.

Shmangni vendet shumë larg

Ju mund të kaloni pushime të mrekullueshme pa u larguar shumë domosdoshmërisht nga vendi ku jetoni. Shumë udhëtime të gjata na lodhin shumë, e më tepër fëmijët.

Vend i përshtatshëm për familjen

Më mirë të zgjidhni një destinacion të qetë sa më shumë që të jetë e mundur; një vend zakonisht të frekuentuar nga familjet. Shtëpia e pushimit zgjidhet më së miri në afërsi të plazhit dhe kujdesuni që hoteli të jetë i pajisur me ato që ju nevojiten për të minimizuar stresin.

Parandaloni “zënien” e makinës

Është gjithmonë më mirë të rregulloni sediljet, të udhëtoni me një dritare të vogël të hapur dhe të mos niseni menjëherë pas ngrënies.

Pajisuni me gjithçka që ju duhet

Fëmijët janë sfidues, edhe më shumë jashtë shtëpisë. Ne përpiqemi të planifikojmë udhëtimin me pajisjet për çdo rast: mjetet e pastrimit, disa lodra për t’i tërhequr ata gjatë udhëtimit. Mos harroni të merrni një çantë të vogël të ndihmës së parë: termometër dhe ilaçe për sëmundjet më të zakonshme (të tilla si paracetamol), dezinfektues për insektet, ujë fiziologjik .

Bëjini të ndjehen si në shtëpi

Ne përpiqemi të rikrijojmë mjedisin e përditshëm, duke respektuar sa më shumë ritmet e fëmijëve. Mos humbisni lojën e preferuar ose rutinat e pasdites. Një sekret tjetër është që të jetojmë pushimet tona në përputhje me kohën e gjumit të fëmijëve. Gjatë ditës, djali ynë merr një sy gjumë? Le të shfrytëzojmë mundësinë për t’u çlodhur në diell, duke lexuar një libër të mirë ose duke ecur në natyrë, duke lënë partnerin ose gjyshen që vepron si “ndihmës” për të parë engjëllin e vogël.

Le të jetojmë e shijojmë fëmijët tanë

Le të shijojmë momentet më të mira me fëmijët tanë, duke jetuar pushimet me ta si diçka e veçantë. Le të harrojmë për problemet e punës dhe të jetës së përditshme, le të mos bëhemi nervozë dhe të kuptojmë se jemi me pushime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.