AKTUALITET

Nga biznesi ngjitur me hotelin ku u bë vrasja tek dënimi i mëparshëm/ Kush është Eduart Lamaj i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç

10:53 - 23.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eduart Lamaj i arrestuar ditën e sotme për si i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 Majit nuk është një emër i panjohur për policinë.Ai ka qenë i akuzuar dhe hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.




Abcneës.al mëson gjithashtu se Lamaj është edhe biznesmen në qytetin e Kurbinit. Ai ka një pronësi një biznes, ngjitur me hotelin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Lamaj u arrestua ditën e sotme në një spital privat në qytetin Studenti në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Ajo që e implikon Lamen në këtë ngjarje është edhe përgjigja e ADN-së dhe njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje. Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.

Në 30 Maj, dyshohet se Lamaj në bashkëpunim me disa persona të tjera, mes tyre edhe Kreshnik Tusha që mbeti i plagosur vranë në atentat Bujar Likën i njohur si shoku i Vis Martinajt dhe Paulin Gjergjin.

Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Mësohet se një prej tyre është personi i dytë që ka qëlluar në drejtim të Likës dhe GjergjitNdërsa janë ndaluar edhe dy mjekët e spitalit privat, të cilët kanë mjekuar në fshehtësi 30-vjeçarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.