Kryesore

“Zgjedhje e tyre apo e shefave…” Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet Flutura Açkës: Boll justifikuat përdhunuesit!

11:46 - 23.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flutura Açka, shkrimtarja e njohur kritikoi dje zhveshjet e vajzave shqiptare në ekran, duke marrë si shembull moderatoret sportive!




Në një postim në Facebook, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhveshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e saj “që nuk duken më andejpari ekraneve se janë ‘plakur’”.

Kjo deklaratë duket se nuk ka pëlqyer aspak Einxhel Shkirës, e cila moderon një emision sportiv.

Ajo shkruan në Instastory se do donte që Flutura të kishte shkruar më mirë për lirinë dhe empancipimin e grave sesa për veshjen e tyre.

Po ashtu, Einxhel thekson se statusi i shkrimtares justifikon përdhunimet dhe sipas saj diçka e tillë është shokuese në një kohë kur të gjithë po luftojmë kundër këtij fenomeni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.