AKTUALITET

“Motra s’më hap telefonin”/ Daja dha alarmin e tragjedisë. Kush ishte familja Josifi që u vetëflijua sot

21:05 - 02.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë detaje nga mënyra se si u sinjalizua nga vëllai i 56- vjeçares që vdiq bashkë me të bijën në banesë në Kombinat të Tiranës.Ka qenë daja i cili telefononte 56- vjeçaren dhe nuk i përgjigjej, madje as nuk i hapte as telefonin. Më pas ai ka njoftuar Komisariatin e Policisë Nr.6, që kanë shkuar bashkë me zjarrfikësen për të hapur derën.




Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56- vjeçaren Zh.J, dhe 30- vjeçaren A.J. Kurse motra e kësaj të fundit, 34- vjeçarja B.J, është dërguar në spital.

Nënë e bijë u gjetën sot pajetë në spital, teksa dyshimet e para janë për vetflijim teksa pritet që të zbardhet dhe shkaku i vërtetë i ngjarjes.

Sipas burimeve mediatike, familja ishte me origjinë nga Përmeti. Zhaneta Josifi banonte në në një apartament me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti kishte kohë që kishte ndërruar jetë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.