EKONOMI

“Pandemia goditi fort ekonominë”, Guvernatori i BSH, Sejko: Rritja e borxhit është një e keqe e …

11:36 - 02.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pandemia e Covid-19 ka goditur fort ekonominë shqiptare.




“Pandemia dhe masat për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme”, tha Sejko.

Në fjalën e tij, Sejko shton se Banka e Shqipërisë mori masa për likuiditetin dhe për të siguruar kreditimin, kjo përfshin uljen me 0.5% të normës së interesit, lehtësimin e përkohshëm të rregullores, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimi.

“Masat fiskale kanë zbutur efektet e pandemisë. Ekonomia i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje, por kërkon që të gjithë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur”, – tha Sejko.

Lidhur me rritjen e borxhit publik në këtë situatë, Sejko tha se për momentin është një e keqe e domosdoshme.

“Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të veçantë, të vështirë, jo vetëm Shqipëria, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin. Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së, ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë”, u shpreh Sejko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.