AKTUALITET

Sherri që degradoi në përdorim armësh/ Policia në ndjekje të të riut që shtiu me armë në Durrës

20:20 - 02.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Durrës, ku policia informoi për të shtëna zjarri pranë një hoteli.Sikundër mësohet ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Dajlanit.




Sherri ka ndodhur midis disa të rinjve të cilët u përleshën me njëri-tjetrin pranë një hoteli.

Një nga personat e identifikuar si i përfshirë në sherr është Alvaro Sherifi nga Shijaku, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Policia e cila ka qenë pranë vendit të ngjarjes ka mundur të ndalojë disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë që autori i të shtënave me armë zjarri, nuk ka mundur të ndalohet nga policia, i cili do të akuzohet për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia po punon për të mësuar vendndodhjen e Alvaro Strefit, ndërsa personat e përfshirë në konflikt po japin dëshmitë e tyre ne komisariatin e policisë në Durrës.

Strefi nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai rezulton me precedent të mëparshme penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.